Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Pranohen për financim 295 punime hulumtuese shkencore të publikuara në revistat ndërkombëtare

Shkup, 8 shkurt – Ministria e Arsimit dhe Shkencës solli Vendim për financim të  të kërkesave të pranuara  për punime  hulumtuese-shkencore nga autorët vendor të publikuar në revistat shkencore ndërkombëtare me faktor të ndikimit (faktor-impakt) për vitin 2019.

MASH me Vendimin  i publikoi kërkesat e pranuara dhe të refuzuara nga autorët me punime hulumtuese-shkencore sipas Konkursit për  ndarje të mjeteve  të njëhershme financiare për punë të publikuar hulumtuese-shkencore për vitin 2019. Nga gjithsej  302 kërkesa  janë pranuar vetëm  295 , të cilat i kanë plotësuar kushtet e konkursit i cili ishte publikuar në prill të vitit të kaluar.

Deri në afatin përfundimtar, 15 shtator të vitit 2020, deri te Ministria e Arsimit dhe  Shkencës janë dorëzuar 302 kërkesa nga autorët. Ato i ka shqyrtuar  komisioni profesional gjashtë anëtarësh i formuar nga ministrja e Arsimit dhe Shkencës dhe  përmban propozim-lista. Vendimi është sjellur në pajtim me Planin financiar të MASH-it për vitin 2021 dhe Programi për veprimtari hulumtuese-shkencore për këtë vit.

Nga punët hulumtuese-shkencore, numri më i madh (74) janë nga fusha e shkencave teknike-teknologjike, 72 janë nga  shkencat matematiko-natyrore, 54 nga shkencat bioteknike,  46 nga shkencat shoqërore, 45 nga shkencat mjekësore dhe shëndetësore dhe katër nga shkencat humanitare. Janë dorëzuar nga  universitetet private dhe shtetërore në vend, nga ASHAM, institucionet shkencore, si dhe nga hulumtues të pavarur. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Bullgaria e zhgënjyer me rezolutën e miratuar në Shkup

Z H

Thyhen disa drunj në stadiumin e Tetovës, kërkohen autorët

Z H

Xhaferi-Gërvalla Shvarc: Intensifikim i politikave dhe marrdhënieve ekonomike Maqedoni – Kosovë

Z H

Pendarovski nuk do t’i nënshkruajë ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Z H

Ambasadori çek Toman vizitoi Ministrinë e Bujqësisë

Z H

Zaev: Parlamenti ta mbështesë reformën e administratës

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...