Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Pranohet peticioni për Maqedoninë e Veriut dhe pakicën maqedonase në Bullgari

Shkup, 4 maj – Zhurnal.mk – Komiteti për peticion i Parlamentit Evropian e shqyrtoi dhe pranoi peticionin nga gazetari bullgar Mihail Mihajllov në mbështetje të Maqedonisë së Veriut dhe pakicës maqedonase në Bullgari dhe kundër shkeljes së të drejtave civile në vend.

“Ju informoj me kënaqësi se Komiteti për peticion e ka shqyrtuar kërkesën tuaj dhe e ka shpallur atë të pranueshme. Mbi këtë bazë, i kërkova Komisionit Evropian të kryejë një hetim paraprak për këtë çështje. Jini të sigurt se unë do t’ju informoj për çdo veprim të mëtejshëm të ndërmarrë në bazë të peticionit tuaj, përfshirë rezultatet e hetimit paraprak të Komisionit Evropian”, theksohet në përgjigjen e anëtares së Komitetit për peticion të Parlamentit Evropian, Dolores Montserat drejtuar Mihajllovit mbi peticionin që ai paraqiti në Komitetin parlamentar më 12 dhjetor të vitit të kaluar.

Në reagimin e përgjigjes, Mihajllov shprehu kënaqësinë për pranimin e peticionit të tij dhe shpresoi se kjo do t’i jepte një impuls shtesë partive politike në Bullgari “për të respektuar të drejtat e njeriut dhe të drejtën për vetëvendosje kombëtare, si dhe për t’i dhënë “dritë jeshile” për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

“Bojko Borisov më nuk është kryeministër dhe tani autoritetet e reja do të duhet t’i shpjegojnë Parlamentit Evropian pse Bullgaria nuk e respekton Gjykatën evropiane të të drejtave të njeriut dhe nuk njeh pakicën maqedonase, pse në Bullgari shkelen masivisht të drejtat e njeriut dhe pse Bullgaria refuzoi të lejojë Maqedoninë e Veriut të negociojë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Besoj se në këtë mënyrë autoritetet e reja do të detyrohen të bëjnë ndryshime”, shtoi Mihajllov në deklaratë

Postime të ngjashme

Analisti Petar Arsovski pret rritje të euroskepticizmit

N E

Fatmir Limani shkarkohet nga posti i tij në Ndërmarrja Publike ELEM

N E

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miraton ligjin për ndërtimet pa leje

N E

Analizë / Lindja e Mesme nga një faktor botëror i naftës po shndërrohet edhe në aktorin kryesor të gazit !

R Zh

Dështimi i nisjes së negociatave, ASH-AAA fut në lojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare

R Zh

Demanton ministri Hoxha: Edhe një shpifje e rradhës nga p(a)rtalet e “opozitës së rrejshme”

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...