Prapaskenat e rikthimit të Ronaldos te United – Gary Linker zbulon për herë të parë se marrëveshja u mbyll nga kopshti i tij

Organizuesi i programit “Match of the Day”, Gary Lineker ka zbuluar se kthimi i Cristiano Ronaldos në Manchester United përfundoi në kopshtin e tij.

 

Portugezi u kthye në Old Trafford në ditën e fundit të afatit kalimtar të kësaj vere në një marrëveshje prej 20 milionë funtesh me gjigantët e Serie A, Juventus , 12 vjet pasi u nis për në Real Madrid për një tarifë rekorde në atë kohë.

United njoftoi se kishin rënë dakord me Juven para ditës së fundit, me marrëveshjen që u finalizua zyrtarisht më 31 gusht.

Superylli portugez nënshkroi një kontratë dyvjeçare për t’u kthyer në Manchester, me marrëveshjen e tij që përmban opsionin e një viti shtesë.

Dhe Lineker tani ka zbuluar se negociatat përfundimtare nga ana e United u zhvilluan në kopshtin e tij.

Ish-sulmuesi i Barcelonës është një fqinj dhe mik i ngushtë i nënkryetarit ekzekutiv të United, Ed Woodward, i cili udhëhoqi bisedimet nga ana e United.

Duket se negociatat ishin ende duke u zhvilluar në ditën e fundit, me Lineker tani duke pretenduar se Woodward diskutoi marrëveshjen me agjentin e Ronaldos, Jorge Mendes, ndërsa ishte në shtëpinë e prezantuesit.

“Unë do t’i vë kartat e mia në tryezë – Ed Woodward është një mik i mirë i imi dhe jeton në vendin fqinj”, tha Lineker për podkastin Match of the Day Top 10.

“Ai nënshkroi me Cristiano Ronaldon kur ishte në kopshtin tim! Ishte e mrekullueshme. Kur hyri ai, ishte në telefon me Jorge Mendes – Shpresoj se nuk po tregoj shumë!”.

“Unë kam një fotografi fantastike të tij të ulur në telefon, të cilën mund ta ndaj një ditë me lejen e tij”, ka shtuar më tej ai.

Deri më tani, lëvizja ka funksionuar jashtëzakonisht mirë, me Ronaldon që menjëherë iu përshtat jetës në Angli. 

Related posts

Barcelona arrin marrëveshje për shitjen e Braithwaite në Ligën Premier

D V

Ansu Fati shpërblehet me numrin 10 të Messit

Z H

Eksperti britanik për menaxhimin e fushave, Dean Gilasbey, inspektoi fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” – sugjeron riparimin e saj

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More