Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Prefekti i qarkut të Lezhës: Rreth 2 mijë hektarë tokë bujqësore me prezencë uji, asnjë banesë e përmbytur

Prefekti i qarkut të Lezhës, Gjokë Jaku ka raportuar për situatën me motin e keq dhe reshjet e dendura të shiut.

Gjokë Jaku thotë se më të prekurat në qark janë Kurbini dhe Lezha, teksa janë përmbytur rreth 2 mijë hektarë tokë bujqësore që janë me prezencë uji, por asnjë banesë.

Ai thekson se problemet mund të vijnë nga lumi Drin që është në kuota maksimale. Sa i përket një rrëshkitje të dhehut në lagjen e Spitalit në Lezhë, Jaku thotë se territori aty është mjaft i rrezikshëm dhe banorët janë evakuar nga banesat e tyre.

”Në 24 orët e fundit në qarkun e Lezhës kanë rënë 120 mm shi. 2 njësitë Kurbin dhe Lezha janë më të prekurat Kryesisht kjo e fundit, në gjithë territorin. Ka dëme kryesisht në Zadrinë, që ka prekur 3-4 njësi. Për rrjedhojë një pjesë e tokës bujqësore është nën ujë. Janë rreth 2 mijë hektarë tokë që ka prezencë ujë. S’ka deri më tani përmbytje të banesave.

E rëndësishme është që gjithë hidrovorët janë, dhe nëse janë të furnizuar pa ndërprerë me energji elektrike, masa e ujit do tërhiqet brenda 24 orëve.

Jemi njoftuar që mbrëmë në 22:00, për shkarkimet në Ulëz dhe Shkopet. Mbrëmë e kanë nisur me 500 m3, kurse tani janë 600. Pashë vetë nga Skurraj në grykëdedhjen e lumit Mat. Nuk ka probleme në argjinatura. Por Drini është në kuota maksimale, ccka mund të na hapë probleme.

S’kemi asnjë problem për fat të mirë, as në banesa as në njerëz, as në kultura bujqësore, as në blegtori. Shpresojmë që dhe moti të jetë në anën tonë, të jetë shkarkuar pjesa dërrmuese e rreshjeve.

Rrëshkitja masive e dheut në lagjen e Spitalit

Kam parë vetë sot në orët e para të mëngjesit situatën, është e rrezikshme për shkak të prezencës së disa banesave, ka një rrëshkitje, në një tokë që as duhet të ishte ndërtuar, as duhet ishte lejuar. Nga pikëpamja gjeologjike është terren rrëshkitës. Territori aty është mjaft i rrezikshëm. Banorët janë evakuar.”- tha Jaku.

Postime të ngjashme

Burri shpërthen në të qara para Infektivit: Kam nënën prej pesë ditësh brenda, s’di a ka vdekur apo është gjallë

T E

Mbërrijnë “surprizë” në Rinas 15.210 doza vaksinash Pfizer

T E

Aksident i frikshëm në Korçë, golfi bëhet copë, 4 të plagosur

T E

20 viktima dhe 764 raste të reja në Shqipëri

T E

“Shqipëria, një partner kyç për BE”/ Zgjedhjet, Borell: Kandidatët për deputetë duhet të jenë njerëz me integritet

S.B.

Shtyhet me 24 orë dërgesa e Pfizer, mbi 15 mijë dozat e vaksinave do të mbërrijnë të martën

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...