Shqipëri

Prej 1 jave në grevë urie, gjendja e naftëtarëve përkeqësohet! Asnjë reagim nga shteti

Zhurnal Ads

Greva e urisë së 10 naftëtarëve që përfaqësojnë 850 naftëtarët e Ballshit, ka hyrë në ditën e shtatë. Gjendja shëndetësore e grevistëve është përkeqësuar, ndërsa ushqimi i vetëm që konsumohet është uji me sheqer. Një prej grevistëve është shtruar në spital, ndërsa të tjerët kanë refuzuar ndihmën e mjekëve pasi thonë që reagimi i tyre ka ardhur me vonesë. Mbi grevën e naftëtarëve të Ballshit ka reaguar dhe Federata Botërore e Sindikatave, ku përmes një letre ka shprehur solidaritetin ndaj grevistëve.

“Federata Botërore e Sindikatave (ËTFU) e cila përfaqëson 105 milionë punëtorë në 132 shtete të botës shpreh solidaritetin e saj ndërkombëtar ndaj naftëtarëve të Ballshit të cilët po protestojnë për të kërkuar pagat e papaguara që detyrohet kompania e rafinerisë si dhe kontrata kolektive të punës me rritje të pagave.”-thuhet në reagim.

Kryetari i sindikatës së naftëtarëve të Ballshit, Sokol Dautaj ka dhënë një prononcim për report tv, duke thënë se deri më tani nuk ka patur asnjë reagim.

“Duke parë kushtet në të cilat ndodhemi të pandemisë dhe duke parë edhe vendet e vogla në të cilat ndodhemi këtu ne duam që një numër prej 10 naftëtarësh do ishte edhe simbolike e grevës së urisë, për arsye se për rreth 850 naftëtarë të cilët kanë qenë me kompaninë e cila operoi vitet e fundit, ky numër prej 10 naftëtarësh në grevë simbolizon të gjithë naftëtarët“, tha Dautaj.

Ai u pyet se cili ka qenë komunikimi i fundit me zyrtarët apo përfaqësuesit e kompanisë dhe Dautaj u shpreh se:“Para pak kohësh ata erdhën në ambientet e rafinerisë sonë dhe u prezantuan si përfaqësues të kompanisë, e cila do të menaxhonte rafinerinë tonë dhe mbarëvajtjen e punës në rafineri. Ndaj dhe ne kërkesat nuk i kishim optimale, sepse ishim të paqartë tek rruga gjyqësore, sepse edhe me gjyqin ka një ngërç. Një pjesë e naftëtarëve nuk e kanë fituar gjyqin, janë zvarritje pafund pasi gjyqi ka nisur që në 2017. Por kjo ka qenë në tagrin e sindikatës së parë. Sindikata jonë e re është krijuar gjatë kohës së pandemisë. Megjithatë ne jemi në krye të naftëtarëve dhe jemi të vendosur se derisa të përfitojmë të gjitha të drejtat tona, ne nuk tërhiqemi nga vendimi që kemi marrë.”

Letra e Federatës Botërore të Sindikatave:

Federata Botërore e Sindikatave (ËTFU) e cila përfaqëson 105 milionë punëtorë në 132 shtete të botës shpreh solidaritetin e saj ndërkombëtar ndaj naftëtarëve të Ballshit të cilët po protestojnë për të kërkuar pagat e papaguara që detyrohet kompania e rafinerisë si dhe kontrata kolektive të punës me rritje të pagave.

Naftëtarët e Ballshit me punën e tyre  prodhojnë fitime të mëdha për ndërmarrjet private që administrojnë naftën e vendit, ndërsa punëtorët dhe populli i Shqipërisë shpërblehen me rroga urie jetojnë në varfëri energjie. Miliona anëtarë dhe miq të ËTFU në të gjithë botën mbështesim kërkesat e drejta të naftëtarëve në rafinerinë e Ballshit dhe kërkojmë pagesën e menjëhershme të pagave të prapambetura të tyre dhe përmirësimin e kushteve të vështira që ata hasin në vendin e punës.

Postime të ngjashme

Nga Këshilltari për Çështjet e Sigurisë Kombëtare te Drejtori i Kabinetit, emërime të reja në Presidencë

S.B.

Drejtoria Detare tërheq vëmendjen, dallgët do arrijnë në 3 metra

admin

‘Do ta kthejë Kukësin në një pol ekonomik të verilindjes’-Rama poston videon nga kantieri i aeroportit të Kukësit

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...