Tetovë, 25 janar – Në suaza të kontrolleve të përforcuara aksionare se sa shpejtë vozitet në autostrada, dje policia shqiptoi 157-të sanksione për shoferët prej të cilave 93 për shkelje të bëra në autostradën Shkup-Tetovë. Paraprakisht të shtunën ishin shqiptuar 88 masa për vozitje me shpejtësi më të madhe nga e lejuara.
“Kontrollin e përforcuar aksionar e realizuan Njësia mobile për siguri në komunikacionin e rrugëve pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe nëpunës policor nga Stacioni policor për siguri në komunikacionin e rrugëve Tetovë. Kontrollet e përforcuara në komunikacion vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë qytetarët t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit për ta rritur sigurinë në komunikacion”, theksoi zëdhënësi i SPB-së Tetovë, Marjan Josifoski.
Ndihmës ministri për marrëdhënie me opinionin pranë MPB-së,Toni Angellovski, i cili dje e vizitoi Tetovën derisa ka zgjaur aksioni theksoi se në nëntor të vitit 2020 krahasuar me nëntorin paraprak ka zvogëlim të aksidenteve për 21 për qind, ndërsa në dhjetor të vitit 2020, krahasuar me dhjetorin paraprak ka zvogëlim madje për 3 për qind të aksidenteve. (Zhurnal.mk)