Shqipëri

Prej disa muajsh vendi ishte bosh, emërohet prefektja e re e Shkodrës

Zhurnal Ads

Majlinda Angoni emërohet zyrtarisht si Prefekte e re e qarkut Shkodër. Angoni vjen nga radhët e shoqërisë civile. Më herët Angoni ka qenë drejtuese e organizatës “Gruaja tek Gruaja” në Shkodër. Prej disa muajsh vendi i Prefektit të Shkodrës ishte bosh.

Fillimisht ish-prefekti Çesk Millja u shkarkua nga kjo detyrë në kohën e pandemisë ndërsa këtë detyrë e mori zëvendësministri i Brendshëm Besford Lamallari përsa kohë ishte në fuqi fatkeqësia natyrore në Shqipëri për shkak të COVID-19. Më pas vendi i prefektit mbeti bosh deri më tani kur Angoni merr emërimin. Më përpara prefektja e re nuk ka patur poste politike.

Angoni pritej prej kohesh por tashmë është emëruar zyrtarisht me vendim të Këshillit të Ministrave. Ditën e nesërme në ora 14:00 do të bëhet prezantimi i saj si Prefekte e re e qarkut Shkodër.

Postime të ngjashme

Ka nënshtetasi amerikane, Rudina Hajdari tregon se për kë ka votuar

T E

“1 vit pas tërmetit, shumë premtime, pak rezultate”, PD: Qeveria po e përdor fatkeqësinë për të vjedhur dhe për zgjedhje. Koha e Ramës ka mbaruar!

S.B.

Rindërtimi pas tërmetit, qeveria miraton çekun për bashkitë e Lezhës dhe Vorës

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...