Agjencia Zhurnal.mk
Bota Maqedoni

Prej fillimit të pandemisë, rënie e dukshme e kërkesave për azil në BE

Bruksel, 14 tetor, zhurnal.mk – Zyra evropiane për azil, EACO, kumtoi se numri i aplikimeve për azil në BE dhe zonën e Shengenit është 31 për qind më i ulët në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Në gusht të këtij viti 40 mijë persona kërkuan azil në ndonjë vend të BE-së, që është 40 për qind më pak se në janar të këtij viti, kur numri ishte mbi 65 mijë, tregojnë të dhënat nga Zyra.

Prej fillimit të këtij viti gjithsej 295.075 persona kërkuan mbrojtje ndërkombëtare, për periudhën e njejtë në vitin 2019 numri është më i vogël për 31 për qind, që i referohet uljes së lëvizjes dhe mobilitetit për shkak të pandemisë globale të Kovid-19, thekson EACO.

Në gusht të këtij viti, numri më i madh i kërkuesve të azilit janë nga Siria, Afganistani, Venezuela dhe Kolumbia. Njëzet e gjashtë për qind e kërkuesve morën përgjigje pozitive në gusht, ndërsa 23 për qind në korrik.

Postime të ngjashme

Italia në alarm nga mutacioni i ri: Fëmijët e kopshteve dhe shkollave po injektojnë në masë familjet e tyre

T E

Falsifikoi rrëmbimin e tij për të shmangur shkuarjen në punë

T E

Sllovakia zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

T E

Berisha: Ndalni tërbimin e policisë kundër protestuesve paqësorë shqiptarë në Shkup

T E

Siria dënon sulmet amerikane kundër milicive pro-iraniane

T E

Në dyshim plani i Netanyahut për t’u dhuruar vaksina shteteve mike

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...