Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Prej nesër do të mund të riregjistrohen automjetet me targa të huaja

Shkup, 2 shkurt  – Problemi i vetëm që akoma nuk mund të riregjistrohen automjetet me targa të huaja që lëvizin nëpër vend ka qenë miratimi i rregullores për aprovimin individual të automjeteve që është miratuar tashmë. Jam i bindur që sot ose nesër do të publikohet në Gazetën Zyrtare dhe do të hyjë në fuqi, tha sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

“Në zgjidhjen ligjore që e kemi miratuar parashikohet që Ligji të hyn në fuqi 20 ditë pasi të botohet në Gazetën Zyrtare. Pikërisht në nene të caktuara të Ligjit është paraparë të miratohen rregullore të përshtatshme, ndërsa dje ministria e Ekonomisë e miratoi rregulloren për miratimin individual të automjeteve. Tani Byroja e Metrologjisë dhe institucionet e tjera si Drejtoria Doganore janë të lirë të fillojnë me regjistrimin e automjeteve që janë parashikuar me zgjidhjen e fundit ligjore”, tha Bekteshi në përgjigjen e pyetjeve pas vizitës së kompanisë së Shkupit “Rade Konçar TEP”. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Shahpaska në Berovë në dhënien e lejes në shtëpinë për mbrojtje sociale të personave të moshuar “Dr. Ivan Vllashki”

D V

Nga sot hyrja në Gjermani vetëm me test negativ

D V

Rritet numri i rasteve të reja me Kovid-19, trendi i paraqitjes së llojeve të reja me siguri do të vazhdojë

D V

Në vendkalimin kufitar Bogorodicë për dalje nga shteti pritet 40 minuta

D V

ASH caktoi kandidatin e saj për kryetar të Dibrës

D V

Mot shumë i nxehtë me temperatura mbi 40 gradë Celsius

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...