Agjencia Zhurnal.mk.

Prej nesër fillon paraqitja e kandidatëve për regjistrues

Shkup, 19 korrik – Konkursi për paraqitjen e kandidatëve për regjistrues dhe instruktorë rajonalë për regjistrimin e ardhshëm do të shpallet nesër në katër gazeta ditore, si dhe në eub faqen www.Popis2021.stat.gov.mk ku do të ketë aktiv edhe aplikacioni për paraqitje elektronike, informojnë nga Enti Shtetëror i Statistikës.

“U bëjmë thirrje të gjithë të interesuarve, si dhe të gjithë ata të cilët janë paraqitur në konkursin e parë në mars të këtij viti, ta plotësojnë aplikacionin de të bëhen pjesë e ekipit të madh për regjistrim i cili në shtator do ta zbatojë Regjistrimin e shumëpritur të popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, theksohet në kumtesën e ESHS-së.

Konkursi do të zgjasë deri më 5 gusht pas çfarë do të vijojë testimi, zgjedhja dhe trajnimi i kandidatëve të zgjedhur.

Nga Enti Shtetëror i Statistikës, theksojnë se kontributi i secilit prej nesh në aktivitetet e regjistrimit paraqet përfitim për të gjithë, dhe si pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në zbatimin e Regjistrimit dhe si sigurues të të dhënave.

Regjistri i popullsisë, amvisërive dhe banesave në Maqedoninë e Veriut do të mbahet prej 5 deri më 30 shtator të këtij viti.

Related posts

IBU lançoi zyrtarisht Qendrën e Hulumtimeve Ballkanike

Redaksia

“Jo Kina, jo Korea” – Ali Ahmeti: Nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE

Xh M

Arrijnë në portin e Selanikut 76 automjete ushtarake, donacion i Norvegjisë për Maqedoninë e Veriut

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy