Prej nesër ndryshim i përkohshëm në komunikacion në aksin rrugor Zhelinë – Tetovë

nga Xh M

Shkup, 23 prill  – Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerë, në rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Siç njofton LAMM, prej nesër do të ketë ndryshim të përkohshëm në komunikacion në pjesën e rrugës shtetërore A2 – seksioni Zhelinë – Tetovë, ndërmjet pompës së benzinës Makpetrol dhe hyrjes veriore të Tetovës. Në këtë pjesë të rrugës do të bëhet xhirim gjeodezik dhe një korsi e komunikacionit do të jetë e mbyllur në disa faza. Punët do të zgjasin deri në përfundimin e tyre.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More