Prej nesër ndryshon regjimi i komunikacionit në pjesën rrugore Mavrovë-Zhirovnicë

Dibër, 23 gusht – Aksi rrugor Mavrovë-Dibër, pjesa Mavrovë-Zhirovnicë, prej nesër 24 gusht  nga ora 10:00-16:00 do të jetë me regjim të ndryshuar të komunikacionit për shkak të aktiviteteve ndërtimore, informuan nga komuna Mavrovë dhe Rostushe.

 

Shtojnë se ndryshimi i regjimit të komunikacionit në këtë aks rrugor  në periudhën prej 45-60 ditëve, do të jetë me mbyllje komplete të pjesës  në periudhën e caktuar kohore në të cilën do të zhvillohen aktivitetet ndërtimore – asfaltimi i Rrugës rajonale P1202.

“Komuna Mavrovë dhe Rostushe u rekomandon atyre të cilët qarkullojnë në këtë aks rrugor në periudhën e përmendur, për shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm me automjetet”, qëndron në njoftimin e komunës.

Pjesa rrugore është në gjatësi prej 18,5 kilometra, me gjerësi prej 6 metra, ndërsa vlera e ndarë për realizimin e këtij projekti është 6,18 milion euro, mjete të siguruara përmes BERZH. 

Related posts

Kasami: BESA nuk përçan votën shqiptare, nuk kemi nxjerrë kandidatë në Kërçovë e Bërvenicë

D V

Zëvendësdrejtori i Drejtorisë Doganore, Hasani takoi zyrtarë të lartë të Ambasadës Britanike në Shkup, Sajmon Vudok

R Zh

Bllokohen në Qafë-Thanë 150 punëtorë, nuk lejohen të kalojnë në Maqedoninë e Veriut

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com