Prej nesër në RMV është i hapur konkursi për çmimin shtetëror, mund të aplikojnë individët dhe shoqatat

Shkup, 14 tetor – Ministria e Kulturës në Maqedoninë e Veriut ka bërë të ditur se prej nesër do të fillojë Konkursi për ndarjen e çmimit shtetëror në fushën e të drejtave të njeriut.

 

“Me çmimin shtetëror “Meto Jovanovski” jepet mirënjohja më e lartë për arritjet shumëvjeçare në fushën e promovimit, mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të njeriut”, njoftojnë nga Ministria e Kulturës.

Këshilli për ndarjen e këtij çmimi sqaroi që ky Konkurs do të jetë i hapur deri më 15 nëntor të këtij viti, përmes Fletëparaqitjes.

“Çmimi ndahet çdo vit më 10 dhjetor, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Në kuadër të këtij konkursi mund të ndahen më së shumti deri në dy (2) çmime”, njoftojnë nga Këshilli, duke bërë të ditur se vlera e mbështetjes financiare është sa pesë rrogat mesatare në vend.

Related posts

UT shpall rezultatet përfundimtare për studentët e ardhshëm të trembëdhjetë fakulteteve

D V

Angel Dimitrov: Nuk besoj se Sofja do të bëjë lëshime drejtë Shkupit nën presionin e jashtëm

Redaksia

Kryetari i komunës së Sarajit me informacionin të rëndësishëm për qytetarët

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More