Agjencia Zhurnal.mk

Prej shkurtit shtrenjtohen vizat Schengen

Prishtinë, 7 janar – Zhurnal.mk – Të gjithë aplikuesit e vizave Schengen nga muaji shkurt, sipas rregullores së re për këtë lloj të vizave, do të paguajnë një tarifë prej 33.3 për qind më shumë .

Rregullorja që ishte miratuar nga Këshilli i Bashkimi Evropian në muajin qershor 2019, parashikon zgjatjen e periudhës së aplikimit nga tre muaj në gjashtë muaj.

“Kjo rregullore do të hyjë në fuqi ditën e njëzetë pas botimit të saj në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian. Rregullorja do të filloj të zbatohet nga 2 shkurti i 2020-së”, thuhet në nenin e tretë të Rregullores 2019/1155, përcjell Telegrafi.

Kjo do të thotë që data 2 shkurt, aplikuesit për vizë Shengen do të duhet të paguajnë një tarifë prej 80 euro në vend të 60 euro siç ka qenë deri më tani.

Po ashtu, rregullorja e re parasheh një mekanizëm që vlerëson se nëse tarifat e vizave duhet të ndryshojnë ose të mbeten të njëjta, për çdo tre vjet.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...