Shkup, 5 mars – Zhurnal.mk – Posta shtetërore ka vendosur një shërbim të ri për çertifikatat e lindjes nga evidenca amë, kështu që të njejtat do të dorëzohen nëpër adresa, informon Zhurnal.
“Posta i dorëzon çertifikatat e lindjes në adresë të çdo qytetari të interesuar në gjithë shtetin. Shmangni komunikacionin dhe pritjen radhë para sporteleve dhe mos rrezikoni të infektoheni me covid”, bëjnë thirrje kështu nga Posta.
Procedura vijon në katër hapa të thjeshtë. Së pari duhet të regjistroheni në https://e-portal.uvmk.gov.mk , që është platformë për admiinstratën e librave amë, e cila garanton të dhënat personale dhe mund të paguani në mënyrë elektronike. Aty sigurisht duhet të mbushen të dhënat, të zgjedhet mënyra e dorëzimit, ndërsa taksa paguhet në mënyrë elektronike gjithashtu.
Postjeri i dorëzon dokumentet e kërkuara në adresë të banimit në afat prej 72 orëve.//Zhurnal.mk