Prej sot deri të premten pagesë në faza të pensioneve të shtatorit

Shkup, 28 shtator – Prej sot fillon pagesa e pensioneve të shtatorit. Pagesa do të zhvillohet në faza deri të premten.

Sot do të paguhen pensionet në lartësi deri 11 mijë denarë, nesër deri 14 mijë denarë, pasnesër deri 18 denarë. Të premten në filialet dhe ekspoziturat e bankave do të paguhen pensionet në lartësi mbi 18 mijë denarë.

“Pensionistët të cilët përdorin kartelë pagesore, lidhur me llogarinë ku transferohet pensioni, me paratë mund të disponojnë nga 28 shtatori (e martë). Ata mund ta marrin pensionin në bankomat, t’i përdorin mjetet për pagesë në rrjetin tregtar apo për pagesë elektronike. Procesimi në faza i pensioneve do të mundësojë zbatimin e rekomandimeve dhe masave për parandalim dhe përhapje të virusit, duke pasur parasysh që pensionistët si grupmoshë  janë më të cenueshëm”, thonë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. 

Related posts

BDI thirrje diasporën që të regjistrohet: Do të jeni pjesë e numrit të përgjithshëm të popullsisë së shtetit

N E

Maqedonia me dallime mes të varfërve dhe të pasurve, rekord në borxh publik

D V

Carovska për mësimdhënësit dhe mentorët: Keni mbështetje të plotë nga MASH

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More