Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Prej sot janë mbyllur të gjitha kafenetë dhe restorantet

Shkup, 7 prill – Zhurnal.mk – Prej sot deri më 20 prill, do të mbyllen të gjitha objektet hotelierike në të gjithë vendin, si dhe restorantet dhe kafenetë në hotele, motele, bujtinave, shtëpi konviktesh dhe objekte të tjera akomoduese. Ky vendim u mor nga Qeveria, në mënyrë që të parandalojë dhe mbrojë qytetarët nga Kovid-19.

Përjashtim nga kjo masë janë restorantet brenda hoteleve, moteleve, bujtinave dhe konvikteve për ata persona që akomodohen si mysafirë, por edhe objektet hotelierike në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit dhe Aeroportin “Shën. Apostulli Pali” në Ohër.

Objektet që përgatisin dhe shesin ushqime mund të shesin onlajn ose me porosi telefonike dhe të dërgojnë ushqim ose të marrin porosinë jashtë restorantit, përmes banakut.

Në orën 20 mbrëmë filloi ora policore në territorin e të gjithë shtetit, ndërsa do të zgjasë deri në orën 5 të mëngjesit. Gjatë kësaj periudhe kohore, lëvizja do të kufizohet.

Ora policore do të zgjasë dy javë, më saktë deri më 20 prill. Vendimin pardje e solli Qeveria, me qëllim që të zvogëlohet stërngarkimi i sistemit shëndetësor nga koronavirusi si edhe të shmanget mbyllja potenciale për festat fetare Bajramin dhe Pashkët.

Të gjithë ata qytetarë të cilët jetojnë në objekte banesore për banim kolektiv dhe që kanë kafsh shtëpiake – qen mund t’i nxjerrin jashtë në orët e mbrëmjes në kohëzgjatje prej një ore, duke filluar nga ora 22 deri në orën 23, më së shumti deri në 100 metra nga objekti në të cilin jetojnë.

Qytetarët të cilët kanë bërë imunizimin në qendrat e vaksinimit në periudhë para orës policore do t’u lejohet kthimi në vendbanimet e tyre në bazë të vërtetimit për vaksinim.

Qëllimi i kësaj mase, sipas autoriteteve është të mbrohet shëndeti i qytetarëve.

Asnjëherë deri më tani që nga viti i kaluar kur kemi filluar me menaxhimin e krizës masat nuk kanë qenë politikisht të motivuara dhe gjithmonë jemi prirur nga mbrojtja e shëndetit publik, si prioritet ynë kryesor.

Kjo është përgjigja e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili pasi vizitoi dje Qendrën sportive A1 “Boris Trajkovski” në Shkup, u pyet nga gazetarët nëse vendimet e fundit janë politike, duke pasur parasysh që regjistrimi është shtyrë.

“Është e vërtetë që virusi është i përhapur dhe se masat që kanë qenë në fuqi deri më tani janë efektive”, tha Filipçe.

Ai shpjegoi se në shumë qytete, mes të cilave edhe kurba kryesore epidemiologjike është tashmë më e ekuilibruar, ndërsa presioni mbi spitalet gjatë dy-tre ditëve të fundit, krahasuar me një javë më parë po ulet.

“Çka që duam të parandalojmë. Në një situatë si kjo kur kemi spitale të mbipopulluara, me ndërlikimin e mëtejshëm të situatës, gjë që ne presim të ndodhë gjatë festave nëse nuk ndiqen masat, siç ishte viti i kaluar, nuk do të mund të përballojmë, as nuk do të mund t’i menaxhojmë mirë. Dhe kjo është arsyeja pse tani në këtë periudhë në pritje të festave, një javë para fillimit të Kreshmës, Pashkët bien rreth 1 majit, besojmë se një kufizim i tillë shtesë është i nevojshëm për të ulur më tej presionin mbi spitalet dhe për të ulur më tej numrin e rasteve të reja”, tha ministri Filipçe.

Postime të ngjashme

Radev: Rruga e RMV drejt BE kalon përmes Bullgarisë

R Zh

Petkovski: Duhet të mbahet një referendum konsultativ mbi kushtet e vendosura nga Bullgaria

Dafina Vidishiqi

Akuza për grupin nga Shkupi e Kumanova, të dyshuar për terrorizëm

Dafina Vidishiqi

Gjobiten 330 shoferë në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

LSDM-ja nis aktivitetet për zgjedhjet lokale

Dafina Vidishiqi

Shahpaska: Personat mbi 60 vjeç dhe gratë shtatzëna të mos shkojnë në punë gjatë valës së nxehtë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...