Prej sot nuk mund të kaloni kufirin pa PCR test ose vërtetim për vaksinim të plotë

Shkup, 1 shtator – Që sot hyjnë në fuqi masat që Qeveria i ka vendosur për vendkalimet kufitare. Për hyrje dhe dalje nga vendi do të kërkohet certifikatë për vaksinim, gjegjësisht me dy doza të pranuara, vërtetim për kalimin e Kovidit në 45 ditët e fundit, duke llogaritur nga dita e shërimit, PCR test negativ jo më të vjetër se 72 orë ose test të shpejtë antigjen negativ jo më të vjetër se 48 orë.

 

Qeveria fillimisht solli masa për hyrje në vend, por dje në seancë i zgjeroi masat edhe për dalje nga shteti.

Në seancën e djeshme u plotësua edhe vendimi për karantinë vendore të obliguar në kohëzgjatje prej shtatë ditësh nëse personat për hyrje në vend nuk kanë PCR test negativ, vërtetim për vaksinim ose vërtetim për Kovid-19 të kaluar. Kohëzgjatja e karantinës, siç kumtoi dje Qeveria, mund të shkurtohet në pesë ditë nëse në atë periudhë tregohet PCR test negativ.

Kjo do të vlejë edhe për shtetasit vendorë dhe të huaj, ndërsa shpenzimet për izolimin e shtetasve të huaj do të jenë në barë të tyre.

Përjashtim nga kjo masë bëjnë shoferët vendas të kamionëve, si dhe shoferët e huaj të kamionëve që transitojnë nëpër vend.

Shtetasit e huaj të cilët do të transitojnë nëpër shtetin tonë atë duhet ta bëjnë në afat prej pesë orësh me deklaratë të nënshkruar paraprake në hyrje të vendit të cilën duhet ta tregojnë para kontrollit kufitar në dalje të vendit.

Nga masa për transit, përjashtim do të bëhet vetëm për ekipet e aeroplanëve të cilët aterojnë nga aeroportet ndërkombëtare në vend. në vend se pesë orë për ta do të lejohet qëndrim më i gjatë transit për shkak të natyrës së punës së tyre.

Related posts

Nënshkruhet Dekreti për Ligjin për investitor strategjik për autostradat, KSHPK do ta kontestojë para Gjykatës kushtetuese

R Zh

BESA insiston në Grafën Etnike: S’ka kthim prapa!

Z H

Degët e PDSH-së në Bogovinë dhe Bervenicë miratuan listat e kandidatëve për këshillat komunal

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com