Prej sot nxehje qendrore për shkupjanet

Shkup, 7 tetor – Prej sot fillon dërgimi i energjisë ngohëse deri tek konsumatorët e kyçur në sistemin për nxehje qendrore në Shkup, që po kryhet sipas rregullave të konfirmuara në varësi nga kushtet atmosferike dhe temperaturat e jashtme, informon Komisioni Rregullator për Energji dhe Shërbime të Ujit (KRE).

“Sipas rregullores, nëse temperaturat e jashtme janë më të ulta dërgohet sasi më e madhe e energjisë ngrohëse dhe e kundërta, kështu që konsumatorët kanë komfor të sigurt dhe shtëpi të ngrohura në përputhje me standardet, në fakt temperaturat nëpër shtëpitë jo më pak se 20 gradë +1 gradë Celsius. Në të njëjtën kohë, këto rregulla të dërgesës janë siguruar konsumin optimal i energjisë ngrohëse dhe shpenzime minimale për nxehjen e konsumatorëve”, nënvizojnë nga KRE-ja.

Gjatë kushteve të caktuara atmosferike të motit mjaft të ngrohtë nuk nevojitet kurrfarë ngrohje, theksojnë,  ndërpritet dërgesa e energjisë ngrohëse në periudhën e temperaturave të jashtme të larta, ndërsa  menjëherë pas zvogëlimit të temperaturave  nën vlerat e caktuara, ngrohja sërish lëshohet.

“Këtë vit sezoni ngrohës filloi para fillimit zyrtar të sezonit ngrohës – 15 tetori, për shkak të asaj që temperatura mesatare  e ditës  për ditën  tjetër është më e ulët për 12 gradë Celsius, për shkak të së cilës KRRE dha leje për dërgesë të energjisë ngrohëse  që të sigurohet komoditeti i nevojshëm i konsumatorëve”, potencojnë nga trupi rregullator. 

Related posts

Për komunë të blertë, forumi i Gruas BDI hap qendrën e aktiviteteve të grave dhe vajzave në Çair (VIDEO)

Redaksia

Kryetari i Novi Pazarit, Nihat Bishevac për vizitë në Çair

D V

Smilevski: Bashkëpunim me degën e Alternativës-Butel, për më të mirën për komunën e Butelit

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More