Agjencia Zhurnal.mk

Prej sot, seanca do të mbahen vetëm për rastet ku ka të paraburgosur

Shkup, 31 mars – Zhurnal.mk – Nga Gjykata Penale informojnë se duke filluar nga sot, do të gjykohen vetëm lëndët ku ka së paku një të paraburgosur.

Kjo do të thotë se edhe rasti “Reket” do të vazhdojë përshkak se i akuzuari Bojan Jovanovski është në paraburgim, ndërsa Katica Janeva është në paraburgim shtëpiak, informon Zhurnal.

Përpos këtyre proceseve, gjykime do të mbahen edhe për shkelje mbi rrezikimin e shëndetit të qytetarëve, si dhe shkelje të orës policore.

Gjykata gjithashtu do të veprojë edhe për lëndët urgjente për të cilat kompetent janë këshillat penal, e më pas do të veprohet në seanca jopublike.

Për këtë qëllim, është përgatitur listë prej 39 lëndëve të caktuara në 30 ditët e ardhshme, e ku palët duhet të paraqiten në gjykim.

Me rregulloren ligjore e miratuar dje nga Qeveria, Gjykata ka ulur numrin e seancave dhe me këtë frekuentimin e qytetarëve në gjykatë, si masë mbrojtëse nga Covid 19./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...