Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

Prej vitesh hakerët janë përpjekur të thyejnë një portofol Bitcoin

Në rastin e kësaj adresa asnjëra palë nuk ka pasur sukses. Portofoli është shitur disa herë e madje janë tentuar dhe zbulimi i çelësave privatë.

Prej mëse një viti hakerët kanë tentuar të thyejnë një portofol bitcoin i cili potencialisht mban 690 milionë dollarë ose 69,370 bitcoin.

Ky mund të jetë portofoli me numrin më të lartë të bitcoin në qarkullim. Që nga debutimi i bitcoin në Janar të 2009, njeërzit kanë humbur fjalëkalimet e portofolëve të tyre ose kanë hedhur tutje hardisqet ku kanë qenë të ruajtur efektivisht duke bllokuar aksesin në to përgjithnjë.

Me vlerën e bitcoin që luhatet vazhdimisht, njerëzit janë përpjekur të aksesojnë këto portofolë. Ditën e Hënë CTO i kompanisë së krimit kibernetik Hudson Rock raportoi se një portofol me 690 milionë dollarë bitcoin adresa e të cilit është 1HQ3Go3ggs8pFnXuHVHRytPCq5fGG8Hbhx u reklamua në një forum popullor hakimi siç është RaidForums.

Vjedhja e portofolëve është shndërruar në një objektiv kryesor për kriminelët kibernetikë. Zakonisht këto portofolë mbrohen nga fjalëkalime të forta dhe nëse një kriminel kibernetik akseson një portofol por nuk gjen dot fjalëkalimin mund tua shesë dëshifruesve të cilët kanë sasi të mëdha GPU për dekodimin e fjalëkalimit.

Në rastin e kësaj adresa asnjëra palë nuk ka pasur sukses. Portofoli është shitur disa herë e madje janë tentuar dhe zbulimi i çelësave privatë.

Megjithatë nuk ka garanci se wallet.dat është portofoli që ka 690 milionë dollarë. Dekriptimi i tij duket i pamundur kjo sepse mbrohet nga një fjalëkalim i gjatë dhe unik dhe dy algoritme si AES-256-CBC dhe SHA-512.

Një kompani e cila ofron shërbime të deshifrimit tha se një portofol i tillë me mbi 15 karaktere që ka numra, gërma kapitale, karaktere të veçante dhe të huaja do të ishte e pamundur të dëshifrohej edhe nëse përdoret brute force pafundësisht. /PCWorld Albanian

Postime të ngjashme

Pas Facebook, alarm për Linkedin – 500 milionë profile dalin në shitje në “Dark web”

S.B.

SHBA-ja sanksionon prodhuesit kinezë të kompjuterëve

S.B.

Mineralet nga fundi i oqeanit mund të përdoren për prodhimin e baterive të veturave elektrike

S.B.

Facebook dhe Instagram bien përsëri për shumë përdorues

S.B.

Prezantohen 6 telefona inteligjentë të rinj nga Nokia

S.B.

Një gjykatë në Moskë gjobit TikTok-un për “thirrje për protestë”

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...