Agjencia Zhurnal.mk

Prekëse/ Shisnin ëmbëlsira për një kauz, Angelina Jolie ju bën suprizë 2 fëmijëve

Ayaan Moosa dhe Mikaeel Ishaa nga Londra  janë miq dhe së bashku vendosën të krijonin  një stendë, për të mbledhur fonde për bamirësi.

Ato zgjodhën të shisnin limonada dhe ëmbëlsira, për të mbledhur para dhe për të ndihmuar njerëzit që vuajnë për shkak të krizës humanitare në Yemen.

Iniciativa e tyre duket se  i ka tërhequr vëmendjen Jolie dhe lajmi është se nuk ka zgjedhur të rrijë duarkryq.

Ajo u dërgoi fëmijëve një letër, të cilën ata e shpërndanë në Instagram. Në letër ajo i falenderonte për përpjekjet e tyre dhe i kërkonte falje që nuk mund të ishte atje personalisht, për të blerë limonadën e tyre.

 Babai i Ayaan Moosa, 37-vjeçari Shakil Moosa, i tha CNN se Angelina Jolie, kontaktoi familjen përmes një agjenti tre javë më parë dhe ofroi të bëjë një dhurim për kauzën, një shumë parash ende e paditur, që u transferua këtë fundjavë.

“Ajo është e mrekullueshme. Nuk po flasim për një yll dosido, por për një nga emrat më të rëndësishëm në planet. Është fenomenale”, u shpreh Moosa.

Por fëmijët nuk kanë harruar ta falenderojnë Jolien në Instagram.

 “Përshëndetje Angelina, unë jam Ayaan. Dhe unë jam Mikaeel. Ne jemi djemtë e LemonAid. Thjesht donim të thonim faleminderit që dhuruat për kauzën tonë,” thanë ata në video.

Fëmijët gjithashtu shtuan se do të ishin të lumtur t’i shisnin asaj një gotë limonadë, kur ajo të ishte në Londër.

Ata kanë mbledhur deri më tani £70.000 ($90.944). Deri në fund, ata shpresojnë të mbledhin £ 150.000.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...