Agjencia Zhurnal.mk

Premierliga shpreson në rinisjen e kampionatit më 8 qershor

Klubet e Premierligës do të takohen të premten për t’i diskutuar planet për rinisjen e kampionatit të këtij sezoni 2019/20 në qershor.

Liga elitare e futbollit në Angli, që ka qenë e suspenduar që nga mesi i marsit shkaku i përhapjes së virusit Covid-19, mund të kthehet qysh më 8 qershor, në mënyrë që sezoni të përfundohet rreth fundit të korrikut.

Sekretari në qeverinë britanike për Kulturë, Media dhe Sport, Oliver Dowden, thotë se ai është duke punuar me klubet për t’i kthyer ndeshjet e klubeve muajin e ardhshëm.

Gjatë pyetjeve parlamentare, ai tha: “Unë personalisht kam qenë në besime me Premierligën në mënyrë që ta gjejmë një zgjidhje se si ta ngremë futbollin dhe t’i rinisim ndeshjet sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë që ta përkrahim të gjithë komunitetin e futbollit”.

“Por, natyrisht, çfarëdo lëvizje e tillë do të duhet të jetë në pajtim me udhëzimet për shëndetin publik”.

Afati kohor që po propozohet do të bënte që klubet të kthehet në seanca stërvitore rreth 18 majit, përderisa disa klube veçse kanë filluar t’i hapin kampet stërvitore.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...