Agjencia Zhurnal.mk

Premtimi që kërkon “takat” dhe seriozitet!

Shkruan: Zekirija Haxhiu

Numri i shpalljeve dhe interesi për të punuar në administratën shtetërore po rritet. Premtimet parazgjedhore për zvogëlimin e administratës mbeten vetëm se në letër. Në praktik mungon vullnet politik, ndërsa Bashkimi Evropian (BE) kërkon rezultatet konkrete në këtë fushë. Zvogëlimi i numrit të administratës mbetet një nga sfidat kryesore të Qeverisë së re, e cila në programin e saj parazgjedhor premtoi se nëse e fiton përsëri pushtetin, do të merret seriozisht me mbingarkimin e administratës, ndërsa numrin e të punësuarve do ta shkurtojë për 20 për qind. Për nevojën e reformës në këtë fushë tanimë e disa vite po flitet, ndërsa të njëjtat janë edhe pjesë e kapitujve të bisedimeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian.

NUMRI RRITET

Ndërkohë, numri i qytetarëve të cilët dëshirojnë të punësohen në administratën shtetërore në vazhdimësi po rritet. Statistikat e Agjencisë për administratë regjistrojnë një numër të madh të kandidatëve në shpalljet për vende pune në administratë. Kështu që në vitin 2019 ka pasur 517 shpallje nëpërmjet të cilëve është kërkuar punësimi i 1 mijë e 669 administratorëve, ndërsa në shpallje janë paraqitur 15 mijë e 969 kandidat. Numri në shpalljet publike po ashtu është rritur edhe për 23.89 për qind, nga e cila përqindje numri i atyre në administratën shtetërore, gjegjësisht pa atë lokale, është rritur për 60.71 për qind, sipas të dhënave të Agjencisë për Administratë. Sipas Raportit vjetor për vitin 2019 të Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë, 132 mijë e 900 persona kanë vënë raporte pune në gjithsej 13 mijë 242 të sektorit publik.

Në raport me vitin 2018, numri i të punësuarve në institucionet e sektorit publik është rritur për 832. Institucionet publike megjithatë kanë numrin më të madh të të punësuarve, gjegjësisht në to gjithsej janë punësuar 67 mijë e 684 persona të ndarë në tre grupe: administratë administratorë publik, dhënës të shërbimeve publike dhe ndihmës persona teknik. Ndërkaq në organet shtetërore kanë 16 mijë e 522 të punësuar. Numri i përgjithshëm i të punësuarve në sektorin nuk korrespondon me numrin e vendeve të plotësuara të punës, për arsye se ka të punësuar, parasegjithash në sektorin e arsimit dhe shëndetësisë të cilët kanë zënë vende pune në dy ose më tepër institucione të sektorit publik.

ÇFARË ME SISTEMIN

Në anën tjetër partia shqiptare në pushtet Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) u ka premtuar mbi 1300 administratorëve të pasistemuar, që janë punësuar në bazë të marrëveshjes së Ohrit se brenda gjashtëmujorit të parë të qeverisjes së tyre në këtë mandat do ti sistemojnë ato. Ndërkohë, zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi ka shkuar edhe një hap larg, se edhe atyre administratorëve që janë të punësuar edhe ndërkohë kanë diplomuar, do tu njihen diplomat dhe do të sistemohen sipas nivelit arsimor. Ndërsa Raporti i fundit i Komisionit Evropian apostrofon se mbingarkimi i administratës është një nga sfidat kryesore të Maqedonisë së Veriut. Ndërkohë që brenda pak muajsh pritet që të nis edhe mbledhja e parë ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, që do të shënon edhe zyrtarisht fillimin e bisedimeve mes dy vendeve, dhe bazuar nga premtimi i Artan Grubit se për gjashtë muaj do ti rahaton administratorët shqiptar, lindi shumë dilema se si do të realizohet ky proces. Ani pse ne duam që i njëjti të bëhet sa më parë që është e mundur! Por, koha do të flasë vet.

ÇFARË ËSHTË E SIGURT E SIGURT ËSHTË!

Edhe pse rrogat në administratë nuk janë të mëdha, qytetarët megjithatë dëshirojnë që të punësohen aty, para se gjithash për shkak të perceptimit se shteti është punëdhënësi më i sigurt. Në anën tjetër, sektori privat viteve të fundit ankohet se për shkak të migrimit ka shumë pak punëtorë të kualifikuar, dhe se vështirë të gjejnë kuadër të kualifikuar. Një nga propozimet e tyre është që shteti t’ua paguan rikualifikimin tepricës në administratë publike që të mund më lehtë të punësohen në sektorin privat.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...