Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Premtonte ndërrim apartamentesh, arrestohet 39-vjeçari i shpallur në kërkim, bien në pranga edhe tre të rinj të tjerë, ja për çfarë akuzohen

Pas arrestimit të një 49-vjeçareje disa muaj më parë, bie në pranga një person i shpallur në kërkim, që dyshohet, sipas policisë se mashtronte qytetarët.

“Nga operacioni policor “Investitori”, i zhvilluar më datë 08.12.2020, si rezultat i të cilit u vu në pranga një 49-vjeçare, ka vijuar puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale”- thuhet në njoftim
Ndërkohë sot sipas policisë “u bë kapja dhe u ekzekutua urdhri i ndalimit për shtetasin në kërkim A. S., 39 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për veprat penale “Mashtrim i kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë” dhe “Mashtrim me pasoja të rënda”.

Ndërkaq në vijim të operacionit “u shpall në kërkim dhe shtetasi me inicialet D. H”.

“Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin iu kanë marrë shuma të konsiderueshme parash shtetasve të ndryshëm, duke iu premtuar klering/ndërrim apartamentesh, njësi shërbimi, hekur në funksion të ndërtimeve të pallateve apo pajisje me kabina elektrike të tensionit të lartë në funksion të pallateve”- thotë policia.

Gjithashtu policia e kryeqytetit ka arrestuar në flagrancë 3 persona pasi dyshohen se janë përfshirë në 10 vjedhje të ndryshme në Tiranë.

Sipas policisë “u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. P., 28 vjeç, B. P., 36 vjeç dhe S. K., 32 vjeç, të tre me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.
Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 20.04.2021, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur biçikletën e shtetasit G. B.

Nga veprimet ka rezultuar se këta shtetas janë autorë edhe të vjedhjes së 5 biçikletave, vjedhjes në një banesë dhe në një dyqan.

Gjithashtu shtetasi S. K. ka qenë person i shpallur në kërkim policor, pasi më datë 27.03.2021 dhe 02.04.2021 ka kryer 2 vjedhje të ndryshme (1 banesë dhe 1 biçikletë).

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 6 biçikletat e vjedhura”.

Postime të ngjashme

Nuk i bind policisë për të ndaluar, arrestohet 51-vjeçari në Fier

S.B.

Vlorë/ Gjendet predha e paplasur, dyshohet se i përket Luftës së Dytë Botërore. Banori: Ja hoqa dheun me terezi dhe e ngrita me duar

S.B.

Pamjet/ Makina humbi drejtimin dhe ra në kanal, dy viktimat e shënuara në Lushnje janë babë e bijë

S.B.

Tre të mitur nga Tetova vidhnin nëpër shitore gjatë orës policore

S.B.

Detaje për aksidentin e rënd në Çento: Janë lënduar më tepër persona

S.B.

144 shkelje në Shkup, 63 për vozitje të shpejtë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...