Presidenca e Kosovës del me njoftim zyrtar pas incidentit në aeroport

nga Xh M

Shkup, 2 gusht – Pas incidentit të djeshëm në Aeroportin e Shkupit, ka reaguar edhe Presidenca e Republikës së Kosovës duke sqaruar rastin në fjalë.

Sipas reagimit zyrtar të Presidencës, MPB e Maqedonisë dhe media të caktuara në Shkup po thonë të pavërtata në lidhje me incidentit e djeshëm, ku u pengua Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në aeroportin e Shkupit.

Më tej në reagim thuhet se MPB e Maqedonisë në vend që të kërkojë falje dhe të merret me zbardhjen e rastit dhe dënimin e akterëve, ata vetëm se po shtojnë të pavërteta.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani nuk ka pranuar që ta dorëzojë telefonin e saj zyrtar për shkaqe të sigurisë dhe se ashtu e thonë praktikat dhe konventat ndërkombëtare. Presidentja Osmani nuk ka refuzuar ta dorëzojë çantën e personale për kontroll, edhe pse nga të gjitha praktikat e mëhershme, çanta dhe gjësendet personale nuk kontrollohen.

Nga Presidenca e Kosovës këtë e kanë cilësuar si provokim dhe incident diplomatik.

Reagimi i plotë nga Presidenca e Kosovës:

https://www.facebook.com/photo/?fbid=522559893766004&set=a.211962768159053

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More