Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Presidenca portugeze me BE-në do të angazhohet që të fillojnë negociatat me Maqedoninë

Shkup, 26 janar – Presidenca portugeze me Bashkimin Evropian, procesin e zgjerimit e konsideron si çështje të rëndësishme dhe do të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre, që të dinamizohet dialogu për harmonizimin e Kornizës negociuese dhe formalisht të fillojnë negociatat aderuese mes Maqedonisë së Veriut.

Këtë zëvendëskryeministrit të obliguar për çështje evropiane Nikolla Dimitrov dhe shefit të diplomacisë Bujar Osmani, ua transmetoi Augusto Santosh Silva, ministër i Punëve të Jashtme i Portugalisë, vend kryesues me Këshillin e BE-së, në takimin e mbrëmshëm në Bruksel.

Në takim u bisedua për programin dhe prioritetet e presidencës portugeze, me theks në pritjet për procesin e zgjerimit në periudhën e ardhshme. Në takim ishte hapur edhe dosja evropiane e Maqedonisë së Veriut, për të cilin të dy palët shkëmbyen mendime mbi hapat e mundshëm të ardhshëm që do të zbatohen nën presidencën portugeze të BE-së.

Dimitrov dhe Osmani ishin të njëzëshëm gjatë bisedës se procesi i eurointegrimeve medoemos duhet të marrë vëmendje të shtuar, sidomos në rastin e Maqedonisë së Veriut, e cila nga muaji mars i vitit të kaluar ka vendim konsensual nga të gjitha vendet anëtare për fillimin e negociatave. Ata theksuan angazhimin e vendit në procesin e reformave, duke theksuar se perspektiva e qartë e vendit si anëtar i ardhshëm i plotë i BE-së paraqet nxitje më të fuqishme për vazhdimin e procesit të reformës dhe përfshirjen e vlerat evropiane në vend.

Silva i theksoi prioritetet e Presidencës portugeze të cilat janë të drejtuara për një Evropë sociale, digjitale dhe të gjelbër; me besim të përforcuar të qytetarëve të saj në modelin social evropian; promovimi i Unionit bazuar në vlerat e përbashkëta të solidaritetit, transformimit dhe kohezionit – Union i aftë për veprime të koordinuara për tu rikuperuar nga kriza e shkaktuar nga KOVID-19. Përveç këtyre përparësive, Silva theksoi se për Presidencën portugeze, procesi i zgjerimit është një çështje e rëndësishme dhe se brenda kornizës së kompetencave të tyre ata do të bëjnë gjithçka që është në dorën e tyre, për të intensifikuar dialogun për harmonizimin e Kornizës së Negocimit dhe për të filluar zyrtarisht negociatat e anëtarësimit midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.

Takimi u mbajt në margjinat e Këshillit të djeshëm të Punëve të Jashtme të BE-së në të cilin merrnin pjesë Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare.

Në kuadër të ditës së dytë të vizitës, janë paraparë takime të përbashkëta të Dimitrovit dhe Osmanit me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë si dhe Nënkryetar u Komisionit Evropian, Zhosep Borel, me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak, si dhe me përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të KE-së për fqinjësi dhe negociatat për zgjerim. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Qeveria emëroi Agim Murtezanin drejtor për Punë Hidrometeorologjike

D V

Zaev: Nesër mblidhet Qeveria për gjendjen e krizës

D V

Kërkohet shpallje e gjendjes së krizës për shkak të zjarreve në Maqedoni

D V

Qeveria e RMV-së ndan nga 10.000 denarë për personat të cilët kanë marrë pjesë në shuarjen e zjarreve

D V

Shilegov: Tre ekipe të zjarrfikësve dhe tre vetura janë nisur drejt Pehçevës dhe Dellçevës

D V

Në Tabanoc dhe Bllacë pritet deri 30 minuta për hyrje dhe dalje në Maqedoni

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...