Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Presidentët Pendarovski dhe Pahor në shëtitje nëpër pjesën e vjetër të Ohrit

Ohër, 26 shtator – Dita e dytë e vizitës zyrtare të presidentit slloven Borut Pahor në Republikën e Maqedonisë së Veriut është rezervuar për vizitë në Ohër, ku së bashku me nikoqirin e tij presidentin Stevo Pendarovski janë në vizitë në disa monumente më të rëndësishme kulturoro-historike në qytet.

Pendarovski dhe Pahor shëtitje nëpër pjesën e vjetër të Ohrit e filluan me vizitë në kishën “Shën Mëria” dhe Galerinë e ikonave. Vizita në Ohër përfundoi me vizitë në katedralen “Shën Sofia”.

Mysafiri i lartë nga Sllovenia së bashku me presidentin Pendarovski pas vizitës u nisën në Kampin për trajnim dhe ujë të Armatës së Maqedonisë së Veriut, ku do të marrin pjesë në stërvitje demonstruese të pjesëtarëve të forcave speciale të Armatës.

Në stërvitje do të demonstrohen veprime që zbatohen në situatë të një krize pengmarrëse në një objekt lundrimi. Në aksionin në të cilin do të angazhohen edhe fluturake të njësitit ajror të Armatës do të prezentohet edhe gatishmëria fizike dhe aftësitë e pjesëtarëve të njësitit elit të Armatës.

Ohri për të dytën ditë me radhë është në regjim të veçantë komunikacioni, janë zbatuar disa aktivitete për sigurimin fizik dhe në komunikacion nëpër rrugët ku do të kalojë delegacioni me presidentin slloven. Akset kryesore të qytetit janë rezervuat për protokollin prej mbrëmë dhe janë zbrazur në tërësi, ndërsa automjetet e parkuara janë larguar nga rrugët.

Në ditën e parë të vizitës zyrtare dje në Shkup presidenti Borut Pahor është pritur me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake nga presidenti Stevo Pendarovski, pas së cilës dy presidentët mbajtën takim tet-a-tet dhe pres konferencë të përbashkët. Presidenti slloven mbajti fjalim edhe në seancën në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ndërsa realizoi edhe takime me kryetarët e Kuvendit dhe të Qeverisë, Talat Xhaferi dhe Zoran Zaev.

Postime të ngjashme

Punësime në Gjevgjeli, Dellçevë dhe Berovë të maqedonasve të deklaruar si shqiptarë?

Dafina Vidishiqi

Fadil Zendeli ia then bastionin ASh-së, Gostivari radhit pas Zendelit

Dafina Vidishiqi

Azem Sadiku nga PDSH do të rikandidojë për kryetar të Komunës së Studeniçanit

R Zh

Dokumentet personale, MPB azhuron sistemin, vonesa deri të martën

Dafina Vidishiqi

Ruzhin: Makron dhe Merkel mund ta zgjedhin problemin mes RMV-së dhe Bullgarisë

R Zh

Lëvizja BESA vazhdon ristrukturimin, sonte u themeluan nëndegët e fshatit Çajlë dhe Forinë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...