Presidenti afgan iku nga vendi, vëllai i tij befason me deklaratën për lojalitet ndaj talebanëve

Një video është duke qarkulluar në mediat sociale e shpërndarë nga talebanët në të cilën pretendohet se vëllai i ish-presidentit afgan Ashraf Ghani, Hashmat Ghani u bashkua me radhët e saj.

 

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në tekstin e fjalimit thuhej: “Hashmat Ghani njoftoi aleancën dhe mbështetjen e tij për talebanët pas takimit me Khalil al-Rahman Haqqani”.

“Hashmat konsiderohet si një politikan i shquar afgan, dhe ai tha në deklaratën e tij të mëparshme se ‘talebanët kanë një strategji të shkëlqyer të sigurisë, por ata duhet të përpiqen të luftojnë varfërinë dhe urinë dhe të zgjerojnë marrëdhëniet e tyre me botën dhe fqinjët’”.

🇦🇫⚡ Former President Ashraf Ghani's brother, Hashmat Ghani Ahmadzai, swore allegiance to the Afghan Taliban.

Posted by Mirwaise Khan on Saturday, August 21, 2021

Ndryshe presidenti Ashraf Ghani tha se ai u largua nga vendi për të shmangur gjakderdhjen, por shumë zyrtarë në Afganistan dhe gjetkë e kritikuan ashpër për largimin nga vendi në një moment kritik, për të mos përmendur lajmin se ai kishte marrë një shumë të madhe parash me të.

Ndërkohë vënë në pah mediat, disa udhëheqës të lartë talebanë u takuan në Kabul për të diskutuar formimin e qeverisë së re të Afganistanit.

Në takim u ndoq nga një zëdhënës i rrjetit Haqqani, militantët më të frikshëm të vendit.

Haqqanitët janë fajësuar për disa nga sulmet më vdekjeprurëse në vitet e fundit, duke marrë jetën e civilëve, zyrtarëve qeveritarë dhe forcave të huaja.

Related posts

Palestinezët anulojnë marrëveshjen me Izraelin për vaksinat, thonë se janë shumë afër datës së skadimit

Redaksia

Trazirat në Kapitolin amerikan, Jacob Anthony Chansley pranon fajësinë në gjykatën federale

D V

Tre adoleshentë finlandezë u dënuan pasi rrahën për vdekje nxënësin 16-vjeçar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More