Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Presidenti armen diagnostikohet me koronavirus në Londër

Presidenti i Armenisë, Armen Sarkisian, u diagnostikua me koronavirus gjatë një vizite në Londër.

Ai udhëtoi atje për një operacion në këmbë, por përjetoi edhe simptoma që lidhen me koronavirusin, raportuan të martën agjencitë armene të lajmeve.

Sipas tyre, Sarkisian, 67 vjeç, është vetizoluar dhe vazhdon të punojë.

Londra është duke përjetuar një rritje të mprehtë të rasteve me koronavirus.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, shpalli të hënën një bllokim të ri për Anglinë, për të frenuar përhapjen e rasteve.

Sarkisian i bashkohet një liste të gjatë të liderëve dhe zyrtarëve botërorë që kanë kontraktuar koronavirusin, përfshirë këtu Johnsonin dhe presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Kryeministri armen, Nikoll Pashinian, ka dalë pozitiv vitin e kaluar.

Armenia ka raportuar mbi 160,000 raste me koronavirus dhe mbi 2,800 viktima.

Postime të ngjashme

Pasojat e pandemisë COVID-19, Mehmeti: Kosova tregoi stabilitet financiar

S.B.

Biden tërheq nga procesi në Senat kandidaten për shefe të buxhetit

S.B.

​Gjendja me COVID-19 në Mal të Zi, Gjukanoviq thirrje të mbyllen kufijtë

S.B.

Kroacia nuk do të presë BE, qeveria ka kërkuar dokumentacionin për importin e vaksinave ruse

S.B.

Biden u bën thirrje shteteve amerikane që mësuesve t’u japin përparësi për vaksinim

S.B.

Shteti Islamik merr përgjegjësinë për vrasjen e tri punëtoreve të televizionit afgan

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...