Agjencia Zhurnal.mk

Presidenti austriak i shkarkoi të gjithë ministrat e FPO-së!

Presidenti i Austrisë Aleksandar Van der Belen i ka shkarkuar të gjitha ministrat nga radhët e Partisë së Lirisë (FPO), përveç shefes së diplomacisë Karin Knejsell.

Ministrja e Jashtme ka hyrë në Qeveri me propozim të FPO-së, por si personalitet jopartiak.

Presidenti austriak ka thënë se një nga një do t’i rishikojë të gjitha propozimet për plotësimin e vendeve të zbrazëta ministrore me çka erdhi deri te rënia e koalicionit qeveritar i përbërë nga Partia Popullore e Austrisë e kancelarit Sebastian Kurc dhe FPO-së pas skandalit me xhirimet e publikuara.

FPO vikendin e kaluar ka mbetur pa liderin dhe nënkryetarin Hajnc Kristian Shtrahe dhe Johan Gudenus pasi u publikuan incizime të vitit 2017 ku shihet se si mbesës së një miliarderi rus i ofrohet tenderë shtetëror për mbështetje financiare partisë së tij. Kurc dje e shkarkoi ministrin për Punë të Brendshme Herbert Kikl me çka e ka ndërpre tërësisht bashkëpunimin me FPO-në.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...