Presidenti Bajram Begaj, “Qytetar Nderi” i arbëreshëve të Kalabrisë

nga Redaksia

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj nga dita e sotme është “Qytetar Nderi” i arbëreshëve të Kalabrisë.  Këtë titull, të parit të shtetit, ia dhuroi Pallagorio, komunë në Provincën e Krotones. 

Këshilli i kësaj komune i drejtuar nga kryebashkiaku Umberto Lorecchio, vendosi me unanimet të plotë të nderojë Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, me titullin “Qytetar Nderi”, i Pallagorios.

Presidenti Begaj shprehu mirënjohjen  e tij më të thellë duke theksuar se, e çmon jashtëzakonisht respektin dhe vlerësimin e tyre. “Ju siguroj”, u shpreh Presidenti Begaj, “që do të vijoj angazhimin tim e të institucionit që drejtoj, për të zhvilluar më tej marrëdhëniet midis arbëreshëve dhe shqiptarëve”.

Kryetari i Shtetit e cilësoi nderimin e sotëm nga arbëreshët e Pallagorios, “si një nga momentet në jetë që të shenjon shumë fort, të lë mbresa të pashlyeshme, por edhe është një përgjegjësi dhe angazhim për të vijuar nismat për Arbërinë.”

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More