Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Presidenti bullgar në karantinë

Zhurnal Ads

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, la një udhëtim zyrtar në Estoni, pasi u bë e ditur se, së voni, ka qenë i ekspozuar ndaj coronavirusit.

Radev u kthye të martën në Bullgari dhe u fut në karantinë.

Ministri bullgar i Shëndetësisë, Kostadin Angelov, tha se Radev, më 16 tetor, ka qenë në kontakt me një zyrtar ushtarak bullgar, i cili ka dalë pozitiv në testin për coronavirus.

Pas arritjes në aeroportin e Sofjes, Radev i hodhi poshtë komentet e bëra në Facebook nga presidenti i Estonisë, Kersti Kaljulaid, se ai dhe delegacioni i tij janë vendosur në karantinë në një hotel në Talin.

“Përkundër spekulimeve, as unë, as ndonjëri nga delegacioni im, as gazetarët që më shoqëruan, nuk kanë qenë në karantinë në Estoni”, tha Radev.

“Unë jam në formë të shkëlqyeshme”, shtoi ai.

Radev, roli i të cilit si president është kryesisht ceremonial, tha se për herë të fundit ka dalë negativ në testin për koronavirus më 19 tetor

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Irani shënon shifrën më të lartë të viktimave dhe rasteve të koronavirusit që nga shkurti

admin

BB-ja: Mëkëmbja e ekonomisë kineze është më e shpejtë se parashikimi, por mbeten rreziqe

Z H

Pavarësisht koronavirusit, Koreja e Veriut përgatitet për paradën ushtarake

admin

Kina do ta hapë teleskopin gjigand për shkencëtarët e huaj në prill

Z H

SHBA, rekord i ri ditor, mbi 187 000 raste me Covid 19

T E

Qytetet afrikano-amerikane të Oklahomës

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...