Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Presidenti bullgar: Nuk bëhet kompromis me gjuhën, historinë dhe identitetin

Sofje, 16 tetor – Zhurnal.mk – Lidhur me mos arritjen e marëveshjes mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, presidenti bullgar Rumen Radev ka deklaruar se duhet gjetur një zgjidhje politike, por gjithashtu nuk mund të bëhen kompromise me historinë dhe gjuhën, apo me kërkesat për pakicat nacionale, informon Zhurnal.

Ai thotë se pjesëtarët e komisionit për çështje historike janë ekspertë dhe profesionistë dhe ata do të mbrojnë interesin nacional bullgar.

“Anëtarët e Komisionit maqedono – bullgar janë profesionistë dhe ata do ta mbrojnë, ashtu sikurse deri sot, të vërtetën historike dhe interesin nacional bullgar. Mesazhi im për ta është se politikanët nuk mund të abdikojnë me këtë proces të rëndësishëm për Bullgarinë dhe për Maqedoninë dhe BE-në. Është koha të gjendet zgjidhje politike që do të konfirmojë të gjitha principet e respektimit të historisë dhe fqinjësisë dhe respektimin e identitetit dhe gjuhës sonë”, tha Radev.

Kjo sipas tij, është përgjegjësi e vendit që aspiron për anëtarësim në BE.

“Gjithnjë ka vend kompromis, por kompromis nuk bëhet me historinë, identitetin dhe gjuhën, apo me kërkesa për pakica nacionale”, tha Radev.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Më shumë se një dokument për ndryshimin e kufijve në Ballkan, DW përmend luftën

R Zh

Presidenti Pendarovski dekreton Ligjet nga Pakoja e pestë e masave ekonomike

R Zh

Ambasadori i BE-së: Heqja e liberalizimit të vizave nuk diskutohet

R Zh

Regjistrohen 364 raste me Kovid-19 prej 2.379 testimeve, 24 të vdekur, 689 të shëruar

R Zh

Kuvendi i miratoi ligjet nga pakoja e pestë të masave ekonomike

R Zh

Mariçiq kritikon opozitën: Vetëm te ne nuk mund të zbatohet votimi online

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...