Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Presidenti do ta shqyrtojë e më pas do të vendosë nëse do e nënshkruajë ligjin për ndërtime të egra

Shkup, 12 maj – Zhurnal.mk – Ligji për ndërtime të egra që dje e votoi Kuvendi, sot është dorëzuar te presidenti i shtetit, i cili duhet ta nënshkruajë të njejtin. Siç informojnë nga kabineti i presidentit, ligji do të shqyrtohet dhe do të vendoset nëse do të nënshkruhet, informon Zhurnal.

“Dekreti për shpalljen e ligjit për vërtetimin e statusit juridik të objekteve të ndërtuara në mënyrë ilegale sot është dorëzuar nga Kuvendi. Presidenti Stevo Pendarovski do ta shqyrtojë tekstin e ligjit dhe do të sjellë vendim dhe në kohë do ta njoftojë opinionin”, shprehen nga kabineti i presidentit.

Më parë, Lidhja Demokratike kërkoi nga presidenti të mos e nënshkruajë ligjin, sepse është në kundërshtim të qeverisjes të së drejtës dhe i mbronë ata që kanë ndërtuar në mënyrë të palejuar.

Të njejtën e kërkuan edhe deputetët Monika Zajkova, Bobi Mojsovski, Maja Moraçanin dhe Mirosllav Bogdanovski.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Edhe Greqia rrezikohet nga paralajmërimet e Bajdenit nëse punon kundër Marrëveshjes së Prespës

Zekirija Haxhiu

Zaev në Samitin për Ballkanin Perëndimor në Vjenë

Zekirija Haxhiu

Vazhdon trendi i ulët i të infektuarve me Covid, vazhdon dhe vaksinimi

Zekirija Haxhiu

BE sot pritet të shtojë Maqedoninë e Veriut në listën e vendeve epidemiologjikisht të sigurta

Bekim Laçi

Vizita e Zaevit në Sofje plot me shpresë, por në Shkup u kthye duar bosh

Zekirija Haxhiu

Moti sot në Maqedoni

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...