Agjencia Zhurnal.mk

Presidenti francez sërish del kundër NATO-s dhe OKB-së

Presidenti francez Emanuel Makron foli ndërsa priti liderët e botës në forumin e dytë të përvitshëm të paqes, në Paris, që ka si qëllim rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar. Ai ka ndezur një seri reagimesh javën e shkuar, kur tha se NATO –s po i vdes truri, veçanërisht për mungesën e reagimit të saj ndaj tërheqjes amerikane nga Siria e veriut dhe ofensivën turke që pasoi. “Rreziku me të cilin ne përballemi kolektivisht është tendenca që rishfaqet vazhdimisht në vendet tona, letargjia. Rreziku i parë është t’i themi vetes se ne kemi organizata, ne na pëlqejnë ato, nuk i vëmë në diskutim, por ndonjëherë ato humbasin qëllimin, askush nuk e di se ku po shkojnë”-tha Macron. Në ceremoninë e hapjes së forumit të paqes në Paris, Macron tha se nuk duhet të ketë hipokrizi kur bëhet fjalë për funksionimin e organeve shumëkombëshe si Kombet e Bashkuara, që sipas tij, janë të bllokuara. 27 shefa shtetesh, por edhe liderë biznesi dhe OJQ, janë ftuar në forumin dy ditor në Paris. Mes tyre edhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së dhe presidentja e zgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...