Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Presidenti i Argjentinës merr dozën e vaksinës ruse

Presidenti argjentinas Alberto Fernandez ka marrë dozën e parë të vaksinës Sputnik V kundër Covid-19 përgjatë kësaj të enjte.

Ky veprim është ndërmarrë një ditë pasi Argjentina aprovoi përdorimin e vaksinës ruse për të moshuarit mbi moshën 60 vjeç.

Në një postim Fernandez, 61 vjeç shprehu mirënjohjen e tij për qendrën kërkimore ruse që zhvilloi vaksinën.

“Unë falënderoj Institutin Gamaleya për punën e tij shkencore, ata që punuan për të sjellë punët e tyre te ne dhe të gjithë personelin shëndetësor të vendit tonë për angazhimin e tyre të madh,” shkroi ai.

Miratimi për shpërndarjen e Sputnik V nga Administrata Kombëtare e Argjentinës e Ilaçeve, Ushqimit dhe Teknologjisë Mjekësore (ANMAT) dhe gatishmëria e Fernandez për të marrë vaksina, është një gjë pozitive për Moskën pasi ajo kërkon të kapë një pjesë të konsiderueshme të tregut të vaksinave anticovid.

Argjentina ka regjistruar më shumë se 1.8 milion raste me COVID-19 dhe mbi 45,000 humbje jete që prej nisjes së pandemisë. Deri më tani vendi latin ka marrë rreth 600 mijë doza vaksine, ndërkohë që presin edhe dorën e dytë përgjatë shkurtit. Të parët që po vaksinohen janë personeli shëndetësor.

Postime të ngjashme

Avioni bën ulje të detyruar në Sofje! Pasagjeri sulmoi stjuardesën dhe…

T E

Frika nga protesta e grave, Pallati Presidencial rrethohet me barrikada para 8 marsit

T E

Tërmet tjetër me madhësi 4.2 të shkallës Rihter “trondit” Larisën

T E

Piloti fik motorrët e avionit me 101 persona në bord, tmerrohen pasagjerët

T E

Mianmar, forcat e sigurisë hapin zjarr, bëjnë bastisje

T E

Pronari merr peng qiraxhijtë e padëshiruar, i lidh e i hedh dhjetra km larg

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...