Agjencia Zhurnal.mk

Presidenti i Bundesligës jep lajmin e hidhur: Edhe edicioni tjetër pa tifozë

Bundesliga ka përfunduar me shumë spektakël edhe pse mungesë e madhe ishin tifozët fantastikë në shkallët e stadiumeve.

Padyshim që stadiumet në Gjermani janë më atraktivët sa i përket tifozëve që çdo javë dinë të dhurojnë spektakël me koreografi të ndryshme e atmosferë të jashtëzakonshme.

Por pas rifillimit të Bundesligës, kampionati elitar gjerman ka përfunduar me Bayernin kampion ndërsa për përfundimin e këtij sezoni është shprehur i lumtur presidenti Christian Seifert.

“Ky është një moment special, por edhe një moment i çuditshëm. Askush nuk ka përjetuar ndonjëherë një sezon si ky, pa tifozë, pa festime, pa vërshëllima, kjo është një atmosferë e çuditshme”, deklaroi Seifert.

“Por fakti që ne sot mbyllim kampionatin është një arritje e madhe. Bundesliga ishte kampionati i parë që rifilloi. Po, duket ndryshe dhe ndjesitë janë të ndryshme. Por kjo ishte e vetmja Bundesligë e mundshme për t’u realizuar”.

Numri një i Bundesligës ka deklaruar se së paku edhe fillimi i edicionit të ardhshëm do të jetë me stadiume boshe në Gjermani.

“Mbështetni ekipet tuaja përsëri në sezonin e ardhshëm. Sezoni i ri do të duket su ky i fundit të paktën në fillimin e tij”, përfundoi Seifert.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!