Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Presidenti i Hondurasit dyshohet për kontrabandim të drogës

Prokurorët amerikanë po hetojnë presidentin e Hondurasit, Juan Orlando Hernández, në lidhje me kontrabandim të dyshuar të drogës.

Interesimi për Orlando Hernández u shfaq kur prokurorët federalë dorëzuan dokumente në një gjykatë në New York, në lidhje me kontrabanduesin e drogës, Geovanny Fuentes Ramirez, nga Honduras, njofton Hbl, transmeton RTKLive.

Përveç presidentit, në atë dokument thuhet se “zyrtarë të rangut të lartë” ishin përfshirë në hetim.

Orlando Hernández, i cili ka qenë president që nga viti 2014, ka qenë më parë i përfshirë në hetimet e policisë për kontrabandim të drogës, me informacionin se ai ka marrë pagesë në këmbim të një premtimi se kontrabandistët e dyshuar të drogës nuk do të ekstradohen në Shtetet e Bashkuara.

Prokurorët pretendojnë se bashkëpunimi me autoritetet në Honduras ka qenë i ngadaltë.

Informacioni në lidhje me hetimin vjen në të njëjtën kohë kur presidenti i SHBA-së, Joe Biden, po planifikon investime të mëdha ekonomike në Honduras dhe vendet e tjera të Amerikës Qendrore si një përpjekje për të zvogëluar migrimin nga atje për në Shtetet e Bashkuara.

Postime të ngjashme

Qindra persona evakuohen nga Afganistani në SHBA

D V

Raportohet se varianti Delta përhapet sikurse lia e dhenve

D V

Biden kërkon që secilit person të vaksinuar t’i ndahen 100 dollarë

D V

Moduli rus destabilizon Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

D V

Kina përballet me shpërthimin më të keq të koronavirusit, pas atij të Vuhanit

D V

BE-ja kërkon mbështetje për krizën me migrantë në Lituani

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...