Presidenti i Kroacisë: Kosova i është përgjigjur reciprokisht asaj që Serbia ka bërë për 20 vjet

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka thënë se edhe pse situata nuk e kërcënon drejtpërdrejt Kroacinë, ky vend është duke vëzhguar zhvillimet në veri të Kosovës.

“Unë gjithashtu mund të bëj thirrje për de-përshkallëzim. Kosova i është përgjigjur reciprokisht asaj që Serbia ka bërë për 20 vjet”, ka thënë ndër të tjerash presidenti kroat, përcjell Telegrafi.

“Ne kemi një situatë të pazgjidhur në rajon, ka një qeveri në Beograd që flet për botën serbe”, tha ai.

Në këtë drejtim, ai është deklaruar edhe rreth pretendimeve të disave në Serbi rreth “Botës serbe”.

Ai paralajmëroi se Subotica dikur ishte një qytet kroat me një përqindje të lartë të popullsisë kroate, më e madhe se të gjitha komunitetet provinciale serbe në Kroaci, por se askush nuk ka ndërmend ta quajë Suboticën një “botë kroate” sepse është Republika e Serbisë, Vojvodina, aty ku kroatët jetojnë.

Ndërsa duke folur për situatën në Malin e Zi, Milanoviq vlerësoi se një pjesë e autoriteteve politike atje i japin llogari drejtpërdrejt Beogradit.

“Ekziston një numër i konsiderueshëm i njerëzve në pakicë në Mal të Zi që nuk e duan Malin e Zi si shtet”, ka thënë Milanoviq.

Related posts

Vendi pa ambasadorë, Hoxhaj: Kosova e rrezikuar nga zhbërja e të arriturave kolosale në politikën e jashtme

D V

Situata me pandeminë, për të udhëtuar drejt Kanadasë qytetarët e Kosovës duhet të jenë të vaksinuar

D V

Ministria e Shëndetësisë lanson certifikatën elektronike të vaksinimit kundër COVID-19

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More