Agjencia Zhurnal.mk

Presidenti i Real Madridit: Zidane është bekim nga parajsa

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, e përshkroi trajnerin Zinedine Zidane si “bekim nga parajsa”, pas triumfit të së martës kundër Atletico Madridit në finalen e Superkupës së Spanjës.

Pas 90 minutave dhe kohës shtesë pa gola, Real Madridi e mposhti rivalin e qytetit, Atletico Madridin, me rezultat 4:1 në penallti, në finalen e Superkupës së Spanjës, transmeton Gazeta Express.

Kapiteni Sergio Ramos e shënoi penalltinë fituese, përderisa trajneri Zinedine Zidane arriti ta vazhdojë rekordin e tij të përsosur si trajner i Real Madridit, duke i fituar nëntë trofe nga po aq finale të zhvilluara.

Zidane ishte larguar nga Real Madridi pasi kishte arritur ta fitojë tre herë radhazi trofeun e Ligës së Kampionëve në dy vjet e gjysmë. Trofeu i fituar të hënën ishte i pari që kur ai u kthye në Santiago Bernabeu sezonin e kaluar.

“Zidane ka shumë trofe dhe ne jemi shumë të lumtur për të. Shpresoj se ai do të fitojë edhe më shumë trofe”, ka thënë Perez, pas fitores.

“Zidane ka një lidhje dashurie me Real Madridin. Ai vendosi të pushojë për një vit dhe tani është kthyer me energji të rinovuar. Zidane është një bekim nga parajsa”.

“Ne erdhëm këtu pa disa lojtarë të mëdhenj si Hazard, Benzema e Bale. Zidane ka arritur ta bëjë bashkë një ekip dhe ta fitojë trofeun”.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...