Presidenti i ri i KE darkë me liderët e Ballkanit Perëndimor, Rama udhëton drejt Brukselit

nga D V

Antonio Costa, Presidenti i ri i Këshillit Evropian, organizon sot një darkë joformale me liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel. Në takim do të marrin pjesë edhe Kaja Kallas, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së dhe Marta Kos, Komisionerja Evropiane për Zgjerim.

Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, agjenda përfshin bashkëpunimin e BE-së me rajonin dhe përgatitjet për samitin BE-Ballkani Perëndimor të planifikuar për në 18 dhjetor në Bruksel.

Sipas njoftimit, në Bruksel do të jetë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidenti i Serbisë Aleksander Vucic, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristian Mickoski, presidentha e Bosnje Hercegovines, Zeljka Cvijanović.

Raportohet se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjate pasdites do të zhvillojnë takime të ndara me shefen e re të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More