Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Presidenti Ilir Meta kthen ligjin për pezullimin e vettingut në Policinë e Shtetit

Presidenti Ilir Meta ka kthyer  në Kuvend ligjin nr. 30/2021 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”, të ndryshuar”, për rishqyrtim sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti.

Sipas Metës, ndryshime kaq të shpeshta të ligjeve të tilla me kaq rëndësi, tregojnë ose për gabime në procesin legjislativ në momentin fillestar të miratimit të ligjit bazë, dhe që tashmë duhet të ishte pranuar nga nismëtarët e të ishin nxjerrë përgjegjësitë për dështimin e kësaj nisme, ose për një qëllim politik për ta mbajtur procesin e vetting-ut në polici të hapur për një kohë të gjatë, me qëllim pasjen e një mekanizmi presioni, intimidimi dhe shantazhi  përkundrejt trupës policore.

Presidenti i Republikës, duke vlerësuar përmbajtjen e të tre ligjeve ndryshuese, të vitit 2019, 2020, 2021, dhe mospërmbushjes së objektivave të parashikuara në ligjin bazë nr. 12/2018, evidenton qartë se është pikërisht vullneti politik i mazhorancës për ta mbajtur këtë proces të hapur pambarimisht për të patur një mekanizëm presioni, intimidimi dhe shantazhi përkundrejt trupës policore, qëllimi real i ndryshimeve kaq të shpeshta në këtë ligj, pasi ligji bazë nr. 12/2018, është vlerësuar si një nismë pozitive.

Më tej në dekretin e Presidentit thuhet: Eshtë e pakuptimtë dhe e papranueshme se si mund të prezantohet një projektligj që është nismë e deputetëve, nga përfaqësuesit e qeverisë. Mjafton ky fakt për të provuar edhe një herë se Qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë janë trupëzuar në një organ të vetëm, dhe ku ky i fundit (Kuvendi) ka humbur krejtësisht rolin mbikqyrës e kontrollues ndaj ekzekutivit.

Kjo situatë, fakton edhe një herë se Republika e Shqipërisë ndodhet në një situatë ku parlamentarizmi ka humbur rolin e tij. Kuvendi i Shqipërisë është kthyer realisht në një noter të qeverisë, që njehson vullnetin e kësaj të fundit dhe ku parimi i ndarjes dhe balancimit të pushteteve i parashikuar në nenin 7 të Kushtetutës, jo vetëm që nuk ekziston midis ekzekutivit dhe parlamentit, por këto dy organe në veprimtarinë e tyre kanë humbur seriozitetin për t`u kujdesur, qoftë dhe në dukje, për respektimin e këtij parimi.

Postime të ngjashme

Flet çifti që u terrorizua nga pronarët e hotelit në Shqipëri

Bekim Laçi

Diell dhe temperatura deri në 40 gradë

Bekim Laçi

“Punë të denjë dhe të ardhme të sigurt”/ Rama prezanton Portalin Kombëtar të Punësimit

Bekim Laçi

Certifikimi i “25 prillit”, KSHZ mblidhet sot për të zyrtarizuar mandatet e partive dhe deputetët

Bekim Laçi

Vetoja bullgare/ Ja kur i vjen sërish mundësia Shqipërisë për hapjen e negociatave me BE-në!

Dafina Vidishiqi

900 mijë vaksinime antiCOVID në Shqipëri

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...