Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Presidenti Ilir Meta uron besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit

Presidenti Ilir Meta uroi besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit. Në “Facebook”, Meta tha se bazuar në vlerat e besimtarëve, duhet të ndërtohet një Shqipëri më njerëzore, pa vese, dhunë e korrupsion.

“Shumë shqiptarë ndanë gjatë Ramazanit ndihmën e tyre fisnike për njerëzit në nevojë, duke ju gjendur pranë të sëmurëve, të varfërve dhe të pamundurve, me qëllimin e mirë për të ndërtuar një jetë të përbashkët komunitare, më të drejtë dhe më solidare. Mbështetur në këto parime dhe vlera të larta hyjnore, morale, sociale dhe kombëtare është koha të angazhohemi çdo ditë për të ndërtuar një Shqipëri më njerëzore, që udhëhiqet me besimin në Zot, me përgjegjësinë qytetare dhe institucionale, vetëm drejt së mirës së përbashkët dhe që e refuzon arrogancën, korrupsionin, veset dhe dhunën, në çdo formë që ato mund të shfaqen. Kremtimet e Fiter Bajramit na kujtojnë sot me krenari sakrificat e patriotëve tanë të besimeve të ndryshme fetare për të ndërtuar shtetin e pavarur dhe sovran, si dhe për të konsoliduar një nga vlerat më përfaqësuese të kombit shqiptar, harmoninë e mrekullueshme ndërfetare. Kjo trashëgimi e vyer nuk do të ishte e mundur pa kontributin e jashtëzakonshëm të klerikëve myslimanë, të cilët mbi gjithçka vendosën Atdheun, si gjënë më të shenjtë.”

Kreu i shtetit bëri thirrje që të gjithë të angazhohen për të mbrojtur demokracinë dhe që Shqipëria të kthehet në familjen e të gjithë shqiptarëve, ku të mund të ndërtojnë të ardhmen e tyre të sigurt.

Postime të ngjashme

Një i vdekur dhe 8 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Dafina Vidishiqi

Shqipëri, mbi 848 mijë vaksinime antiCOVID nga fillimi i fushatës

Dafina Vidishiqi

Manastirliu publikon shifrat: Sa vaksinime u kryen në 24 orët e fundit në Shqipëri

Dafina Vidishiqi

REL: Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, së shpejti të sigurta nga koronavirusi

Dafina Vidishiqi

Lulzim Basha takohet me Sorecën pas rizgjedhjes si kryetar i PD

Dafina Vidishiqi

Gripi i shpendëve, ndalohet tregtimi në rrugë

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...