Presidenti kinez takohet me kreun e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe me Princin e Kurorës të Kuvajtit që ndodhen në Kinë për të ndjekur Lojërat e 19-ta aziatike

nga V.E.

Të premten pasdite, presidenti kinez Xi Jinping u takua në Hangzhou të Kinës Lindore me kryetarin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach, që ndodhet në Kinë për të ndjekur Lojërat e 19-ta Aziatike.
Xi i shprehu Bach-ut mirëpritjen për pjesëmarrjen në Lojërat Aziatike në Hangzhou. “Ju jeni një mik i vjetër i popullit kinez. Që kur keni marrë detyrën e kryetarit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, ju e keni vizituar shumë herë Kinën dhe ne jemi takuar shumë herë bashkë. Ju dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar e keni përkrahur gjithmonë lëvizjen olimpike dhe zhvillimin e çështjes sportive në Kinë. Në emër të qeverisë kineze dhe të popullit kinez ju falënderoj për të gjitha këto,” tha Xi.
Përballë sfidave serioze, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar i ka qëndruar besnik aspiratës olimpike fillestare, ka zhvilluar frymën olimpike, ka zbatuar parimin olimpik dhe ka kundërshtuar me vendosmëri politizimin e sportit, duke e nxitur lëvizjen olimpike ndërkombëtare të kapërcejë vështirësitë dhe për të ecë përpara dhe duke luajtur rol të rëndësishëm për ruajtjen e paqes në botë dhe për nxitjen e bashkimit të njerëzimit.

Presidenti i Kinës Xi Jinping u takua të premten pasdite në Hangzhou të Kinës me Princin e Kurorës të Kuvajtit Mishal Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah, i cili gjendet në Kinë për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave të 19-ta Aziatike.
Xi Jinping-u tha se ishte i kënaqur që takohej me Princin e Kurorës në Hangzhou, duke i shprehur atij mirëseardhjen në Kinë për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Aziatike të Hangzhou-t, si edhe duke u uruar sportistëve kuvajtianë të arrijnë rezultate të mira, citon CMG
Kreu i shtetit kinez vuri në dukje më tej se të dy vendet kanë një miqësi të thellë tradicionale. Kuvajti ishte vendi i parë arab i Gjirit që vendosi marrëdhënie diplomatike me Republikën Popullore të Kinës dhe vendi i parë i Lindjes së Mesme që nënshkroi dokument bashkëpunimi për ndërtimin e përbashkët të “Një brez, një rrugë” me Kinën.
“Gjatë 52 vjetëve që prej vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, veçanërisht në pesë vjetët që nga krijimi i partneritetit strategjik ndërmjet të dy vendeve, marrëdhëniet kino-kuvajtianë kanë arritur përparime të mëdha dhe bashkëpunimi dypalësh në fusha të ndryshme ka qenë i frytshëm. Unë i kushtoj rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve Kinë-Kuvajt dhe jam i gatshëm të punoj me Princin e Kurorës Mishal Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah për t’i ngritur këto marrëdhënie në një nivel të ri,” theksoi presidenti kinez Xi Jinping

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More