Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Presidenti Meta: Emigrimi, fenomen që kërcënon perspektivën kombëtare

Zhurnal Ads

Presidenca organizoi sot një forum online me ekspertë të ekonomisë dhe shoqërisë civile për fenomenin e shpopullimit. Në fjalën e mbajtur në këtë takim, kreu i shtetit deklaroi se statistikat e largimit të shqiptarëve nga vendi janë alarmante.

Kreu shtetit deklaroi se ikja e të rinjve nga Shqipëria është një kërcënim i perspektivës kombëtare.

“Doja të falenderoja të gjithë profesorët dhe ekspertët që kontribuan në këtë panel me mendimet, idetë, stastistikat e tyre. Të gjithë kemi një shqetësim të përbashkët, që vendi ynë, ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, nuk vuan një emigrim problematik në nivele të pranueshme, por po përjeton një erozion demografik, referuar stastikave bindëse. Në këtë drejtim theksoj rëndësinë e disa problemeve të cilat edhe ju i përmendet më parë. Kjo situatë ka bëjë me kërcënimin e perspektivës sonë kombëtare. Fakti që kemi disa tregues që ecin në mënyrë negative, lidhet me fenomenin shqetësues të një mungese besimi në vend”– tha kreu i shtetit.

Presidenti deklaroi se shqetësimi më i madh lidhet me largimin e të rinjve, forcës aktive të punës dhe studentëve.

“E theksoj si më të rëndësishme për t’u ndalur është intesifikimi shqetësues i largimit të trurit, veçanërisht të 94% të studentëve që janë jashtë dhe nuk duan të kthehen në Shqipëri” – deklaroi Meta.

Presidenti Ilir Meta tha se shkaqet kryesore të shpopullimit që po përjeton vendi lidhen me kushtet ekonomike dhe mungesa e mbështetjes për arsimin dhe biznesin.

“Disa nga arsyet që e stimulojnë fenomenin e shpopullimit janë: Mosrritja e qëndrueshme e pagave dhe pensioneve, por thjesht indeksimi i tyre, e kanë bërë të vështirë koston e jetesës për shumë familje në vend. Mungesa e mbështetjes së arsimimit cilësor të të rinjve. Mungesa e mbështetjes së duhur të biznesit. Situata në vendin tonë është përkeqësuar ndjeshëm sidomos sa i përket mungesës së mbështetjes së biznesit, për të përballuar kostot shtesë të pandemisë. Sipas Bankës së Shqipërisë të paktën 50 mijë qytetarë kanë humbur vendet e tyre të punës gjatë pandemisë. Mungesa e mbështetjes për këto biznese padyshim që është një kërcënim serioz për t’i shtuar edhe më tej ritmet e emigrimit”,- tha presidenti Meta.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Festat e fundvitit, Drejtori i Departamentit për Sigurinë: Masa shtesë për garantimin e rendit dhe sigurisë

S.B.

SPAK hap garën për superhetuesit, ja kriteret e forta për kandidatët

admin

Po transportonte 5 emigrantë të jashtëligjshëm, arrestohet 20-vjeçari në Bradashesh

admin

Përfundon takimi me Metën/ Basha: Për ne e rëndësishme është që zgjedhjet të jenë të lira

admin

MIE-së për gjyqin e humbur me kompaninë greke për rrugën Tiranë-Elbasan: Kontrata u lidh nga PD dhe u ndryshua nga LSI

admin

“Dëgjova zhurmë dhe…”, vëllai i Nishanit tregon momentet pas shpërthimit të makinës

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...