Agjencia Zhurnal.mk

Presidenti Meta kujton 105-vjetorin e lindjes së Mbretëreshës Geraldinë me fjalët e Ismail Kadaresë: Atdheu është i dashur, edhe kur është i varfër!

Presidenti Ilir Meta përkujton sot 105-vjetorin e lindjes së Mbretëreshës Geraldinë.

Meta ka zgjedhur disa rreshta nga letra që shkrimtari Ismail Kadare i drejtonte Mbretëreshës më 12 mars 2002, duke i cilësuar ato si një trashëgimi e vyer që na la “trëndafili ynë i bardhë”.

Mesazhi i Metës:

“Ndonëse ky vend ju ka sjellë shumë më tepër brenga sesa gëzime…ju na jepni një mesazh të gjithëve, mesazhin fisnik se: Atdheu mund të jetë i dashur edhe kur është i varfër dhe i vështirë”.

Zgjodha këtë pasazh nga letra e shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, dërguar Mbretëreshës Geraldinë në 12 mars 2002, për të përkujtuar sot 105-vjetorin e lindjes së saj.

Është një nga përkufizimet më të arrira për të gjithë trashëgiminë e vyer që na la “Trëndafili ynë i bardhë”.
Një jetë dedikuar Shqipërisë, begatisë, përparimit dhe europianizimit të plotë të saj, shembull i dashurisë e besnikërisë së përjetshme për Atdheun edhe kur ai i ktheu shpinën, vepra e Mbretëreshës Geraldinë vazhdon ende të frymëzojë e të na bëjë krenarë të gjithëve.

"Ndonëse ky vend ju ka sjellë shumë më tepër brenga sesa gëzime…ju na jepni një mesazh të gjithëve, mesazhin fisnik…

Posted by Ilir Meta on Thursday, August 6, 2020

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...