Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Presidenti Meta, letër institucioneve për zgjedhjet e 25 prillit: Të shmangen fenomenet negative

Presidenti Ilir Meta u ka nisur një letër institucioneve më të rëndësishme ligjzbatuese të vendit si dhe ambasadave më të rëndësishme perëndimorë në Tiranë, ku ka ngritur shqetësimin me mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 25 prillit.

“Në të kaluarën,në periudhat para dhe pas zgjedhore, dhe kryesisht përgjatë periudhës tranzitore që përkon nga momenti i zhvillimit të zgjedhjeve e daljes së rezultatit paraprak deri në fillimin e funksionimit të Kuvendit të ri, në veprimtarinë shtetërore në tërësi, janë konstatuar fenomene negative të natyrave të ndryshme, ku më së shumti, e për fat të keq, është vërejtur një apati e funksionimit në administratën publike e shtetërore, e cila nuk ka reflektuar një efiçiencë të plotë”, argumenton ndër të tjera në letrën që Presidenti Meta u ka dërguar institucioneve të vendit.

Letra e plotë:

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

PRESIDENTI

Lënda: Mbi nevojën e marrjes së masave të shtuara organizative në ushtrimin e detyrave funksionale, zbatimin me përgjegjshmëri të legjislacionit në fuqi, si dhe rritjen e vigjilencës përgjatë periudhës para dhe pas zgjedhore.

Drejtuar: ZOTIT GENTI GAZHELI

DREJTOR I PËRGJITHSHËM I DOGANAVE

ZONJËS DELINA IBRAHIMAJ

DREJTOR I PËRGJITHSHËM I TATIMEVE

ZOTIT JONAID MYZYRI

KRYETAR I KOMISIONIT TË PROKURIMIT PUBLIK

ZONJËS REIDA KASHTA

DREJTOR I PËRGJITHSHËM I AGJENCISË SË PROKURIMIT PUBLIK

ZOTIT ARTAN LAME

DREJTOR I PËRGJITHSHËM I KADASTRËS

ZOTIT ADRIAN BYLYKU

DREJTOR I PËRGJITHSHËM I AGJENCISË KOMBËTARE TË BURIMEVE NATYRORE

ZOTIT ARDI VELIU

DREJTOR I PËRGJITHSHËM I POLICISË SË SHTETIT

ZOTI ELVIS KOÇI

DREJTOR I PËRGJITHSHËM I PARANDALIMIT TË PASTRIMIT TË PARAVE

ZOTIT AGIM ISMAILI

DREJTOR I PËRGJITHSHËM I BURGJEVE

Tiranë

Në vëmendje të:ZOTIT ILIRJAN CELIBASHI

KOMISIONERI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

ZONJËS ERINDA BALLANCA

AVOKATE E POPULLIT

ZOTIT ARBEN SHEHU

KRYETAR I KONTROLLIT TË LARTË TË SHTETIT

ZOTIT GENC SEJKO

GUVERNATOR I BANKËS SË SHQIPËRISË

ZOTIT ERVIN METE

DREJTOR I PËRGJITHSHËM EKZEKUTIV I AUTORITETIT TË MBIKËQYRJES FINANCIARE

ZONJËS JULIANA LATIFI

KRYETARE E AUTORITETIT TË KONKURRENCËS

ZONJËS ENKELEJDA MUÇAJ

AVOKATE E PËRGJITHSHME E SHTETIT T

Për dijeni: SH.T.Z. VINCENZO DEL MONACO

KRYETAR I PREZENCËS SË OSBE-SË NË SHQIPËRI

SH.T.Z. LUIGI SORECA

AMBASADOR I DELEGACIONIT TË BASHKIMIT EVROPIAN NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

SH.T.ZNJ. YURI KIM

AMBASADORE E SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Tiranë

Të nderuar drejtues të institucioneve shtetërore,

Ashtu sikurse jeni në dijeni, vendi ynë aktualisht gjendet në periudhë zgjedhore, për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Shqipërisë më 25 prill 2021.

Në përmbushje të rolit dhe misionit të tij kushtetues, për mbrojtjen e parimeve, dhe të drejtave themelore tënjeriut, të njohura nga Kushtetuta, si dhe me qëllim garantimin e mirëfunksionimit të të gjithë aparatit shtetëror në tërësi, Presidenti i Republikës, në ushtrim të kompentencave kushtetuese është angazhuar maksimalisht për tëndjekuredhe me më shumë vëmendje dhe për tu informuar,mbi funksionimin e institucioneve shtetërore, përgjatë periudhës së fushatës zgjedhore, situatën para dhe paszgjedhore në tërësi, deri në daljen e rezultatit përfundimtar zyrtar të zgjedhjeve dhe fillimit të ushtrimittëmandatit prej Kuvendittë ri.

Në funksion të realizimit të një procesi zgjedhor të qetë dhe sipas standarteveeuropiane; për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut; dhe për të frenuar e denoncuar çdo fenomen negativ që mund të shfaqet për gjatë gjithë kësaj periudhe, Presidenti i Republikës, do të ketë vëmendjen maksimale për të monitoruar veprimtarinë e administratës shtetërore, situatën zgjedhore në tërësi, për të evidentuar apo frenuar çdo veprim apo mosveprim të kundraligjshëm, që reflekton hapur përpjekje për të ushtruar trysni politike, apo që synon të cenojë votën e lirë të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, duke përfshirë këtu edhe vëmendjen e shtuar ndaj të gjithë fenomeneve që mund të reflektojnë shpërdorim të ushtrimit të funksionit shtetëror.

Në të kaluarën,në periudhat para dhe pas zgjedhore, dhe kryesisht përgjatë periudhës tranzitore që përkon nga momenti i zhvillimit të zgjedhjeve e daljes së rezultatit paraprak deri në fillimin e funksionimit të Kuvendit të ri, në veprimtarinë shtetërore në tërësi, janë konstatuar fenomene negative të natyrave të ndryshme, ku më së shumti, e për fat të keq, është vërejtur një apati e funksionimit në administratën publike e shtetërore, e cila nuk ka reflektuar një efiçiencë të plotë.

Në disa raste janë evidentuar veprime të qarta të shpërdorimit të funksionit publik, duke vendosur në rrezik zbatimin e legjislacionit në fuqi, me pasojë cenimin e interesave të shtetit, shkeljen e lirive e të drejtave të njeriut, por dhe uljen e cilësisë së shërbimeve të ofruara ndaj qytetarëve.

Veçanërisht në institucionet që ju drejtoni, kjo periudhë specifike mund të paraqes nivel të lartë të rriskut, për shfaqjen e veprimeve dhe/apo mosveprime të kundraligjshme, apo konstatimit të fenomeneve negative, e që padyshim kërkojnë trajtimin dhe referimin e tyre, sipas dispozitave ligjore respektivembi sanksionet administrative apo penale.

Duke qenë se institucionet tuaja janë të lidhura drejtpërdrejtë me sigurimin dhe ruajtjen e stabilitetit ekonomik dhe financiar të vendit, interesat fiskalë, respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut,garantimin e rendit dhe qetësisë publike, administrimin dhe ruajtjen e resurseve e pronës publike dhe interesave të shtetit në tërësi,etj,që kanë ndikim direkt edhe në mbrojtjen e sigurisë kombëtare në Republikëne Shqipërisë, si President i Republikës, tërheq vëmendjen tuaj dhe kërkoj rritjen e përgjegjshmërisë në mënyrë të posaçme përgjatë kësaj periudhe, me qëllim që jo vetëm të zbatohet rigorozisht legjislacioni në fuqi, por të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për mbikqyrjen, identifikimin dhe raportimin pranë institucioneve dhe agjencive ligjzbatuese të orientimeve, shtrëngimeve, veprimeve apo vendimmarrjeve që janënë kundërshtim të hapurme ligjin, të kujtdo punonjësi,funksionari, individi, apo subjekti fizik apo juridik privat.

Përsa më sipër, kërkoj nga ana juaj si drejtues,qëpërmbushja e detyrave funksionale prej strukturave në institucionet tuaja, t’i nënshtrohet një vëmendjeje të shtuar, në drejtim të verifikimittëpërditshëm tëzbatimit të ligjit për vendimmarrjet sipas fushës së veprimtarisë, ashtu edhe monitorimit dhe mbikëqyrjes së vazhduar, me qëllim garantimin e funksionimit normal të të gjithë aparatit shtetëror.

Edhe një herë më duhet t’ju theksoj që, funksioni shtetëror nga ana juaj duhet të ushtrohet me integritet dhe përgjegjshmëri të lartë, ashtu sikundër ju shpreh mbështetjen time që,për çdo veprim/mosveprimqëpërbën shkelje të ligjit, tëndërmerren nga ana juaj të gjitha masat e duhura për respektimin e kuadrit ligjor në fuqi, e për të vënë para përgjegjësisë individuale administrative apopenale, çdo shkelës të ligjit.

Sinqerisht, PRESIDENTI I REPUBLIKËSILIR META

Postime të ngjashme

Muslimanët sot festojnë Fitër Bajramin

R Zh

Agjencia “Zhurnal” ua uron besimtarët mysliman festën e Fitër Bajramit

R Zh

Bamir Topi: Lulzim Basha nuk do të kishte jetë në PD nëse nuk do të kishte lidhjen me Sali Berishën

N E

Presidenti Ilir Meta uron besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit

N E

PD më 16 Maj do të mbledhë kryesinë dhe këshillin kombëtar

N E

Analizë / Përmes aderimit të Iranit në SCO, Rusia do ta realizojë ëndrrën e saj për krijimin e një OPEC-u të gazit natyrorë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...