Shqipëri

Presidenti Meta reagon ashpër: Arroganca dhe korrupsioni i qeverisë po largon shqiptarët, shpresa rikthehet vetëm me …

Zhurnal Ads

Pas publikimit të një raporti për numrin e azilantëve shqiptarë në Evropë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta reagon ashpër, duke theksuar se Shqipëria nuk e meriton këtë renditje.

Shqipëria nuk e meriton të renditet midis këtyre vendeve! Shqipëria meriton vetëm të ardhme europiane!“, shkruan Presidenti Meta në një postim të tijin në “Facebook”.

Sipas tij, hapi i parë për një rikthim në drejtimin e duhur është respektimi pikë për pikë marrëveshja e 5 qershorit si dhe të hapen listat 100%.

Mjaft me Drejtimin e Gabuar të autoritarizmit, arrogancës, korrupsionit dhe marrëzisë”- apelon ai më tej.

Postimi i plotë i Presidentit Meta:

Shqipëria nuk e meriton të renditet midis këtyre vendeve!
Shqipëria meriton vetëm të ardhme europiane!

Mjaft me Drejtimin e Gabuar të autoritarizmit, arrogancës, korrupsionit dhe marrëzisë, që po i varfëron dhe po i lodh kaq shumë shqiptarët, duke i detyruar të largohen nga vendi.

Hapi i parë për rikthimin në Drejtimin e Duhur është respektimi pikë për pikë i Marrëveshjes së 5 Qershorit dhe mos devijimi prej saj as një milimetër.

Të rikthejmë shpresën duke rikthyer sovranitetin në duart e popullit, me hapjen e listave 100% dhe plotësimin e të gjitha kushteve të BE!🇦🇱

Postime të ngjashme

“Fjalë të çmuara”- Rama poston shprehjen e njohur të Jorenim De Radës

S.B.

Fondi i BE për monumentet e kulturës/ Rama: Kush thotë kush i vodhi paratë, të hapë mendjen

admin

Paloka: Vetëm një monstër si Rama e konsideron fatkeqësinë e tërmetit mundësi të re

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...