Maqedoni

Presidenti Pendarovski do të ketë fjalim në Asamblenë e 75-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

Zhurnal Ads

Shkup, 23 shtator – Zhurnal.mk – Presidenti Stevo Pendarovski sot përmes një video-porosie do të ketë fjalim në Debatin e Përgjithshëm në kuadër të Asamblesë së 75-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që këtë vit, për shkak të pandemisë me KOVID-19, zhvillohet pa prani fizike të liderëve botërorë në selinë e Organizatës Botërore në Nju-Jork.

Video-porosia, siç bëri të ditur kabineti i presidentit, do të emetohet në sallën e Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, ku do të jenë të pranishëm përfaqësues të secilës nga vendet anëtare. Është paraparë fjalim i presidentit Pendarovski të emetohet në sesionin i cili fillon në orën 15:00.

Tema e sesionit të 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së është “E ardhmja që e duam, Kombet e Bashkuara që na duhen: Konfirmim i nënvetëdijes sonë kolektive të multilaterizimit – përballja me KOVID-19 përmes aksionit efektiv multilateral”.

Fjalimi i presidentit Pendarovski do të emetohet në ueb-televizionin e Kombeve të Bashkuara http://webtv.un.org.

Postime të ngjashme

Shahpaska: Vitin e ardhshëm ligj të ri për marrëdhënie pune

T E

26 viktima dhe 1198 raste të reja me Cvoid-19

T E

Carovska: Të mos ketë iluzione se viti shkollor do të jetë perfekt

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...